Instagram është kthyer në një nga platformat më të përdorura online. Tani pothuajse gjithkush ka një llogari në Instagram, dikush për qëllime biznesi, dikush për t’u argëtuar e dikush tjetër për të shtyrë kohën. E gjithë "lufta" bëhet për pëlqime dhe ndjekës. Por kush janë 10 VIP-at më të ndjekur aktualisht në Instagram? Fronin e mban Cristiano Ronaldo. Pas tij vjen Ariana Grande dhe top 10-shen e mbyll Justin Bieber. Renditja nga vendi i parë tek i dhjeti vijon si më shumë?
Cristiano Ronaldo - @cristiano - (216 milionë ndjekës)
Ariana Grande - @arianagrande – (183 milionë ndjekës)
Dwayne Johnson - @therock – (182 milionë ndjekës)
Selena Gomez - @selenagomez – (175 milionë ndjekës)
Kylie Jenner - @kyliejenner – (173 milionë ndjekës)
Kim Kardashian West - @kimkardashian – (168 milionë ndjekës)
Lionel Messi - @leomessi – (149 milionë ndjekës)
Beyoncé - @beyonce – (145 milionë ndjekës)
Neymar - @neymarjr – (138 milionë ndjekës)
Justin Bieber - @justinbieber – (134 milionë ndjekës)
Cili nga këta VIP-a ju pëlqen më shumë ose cila llogari është e preferuara juaj?