Këtë vit kemi qenë më të paduruar për verën se asnjëherë tjetër. S'kishte si të ndodhte ndryshe pas një pranvere që askush nuk e kishte imagjinuar. Por fatmirësisht, vera mbërriti dhe karantina mbaroi, prandaj le të mendojmë për gjërat e bukura.

Nëse kuptuam diçka nga karantina, ajo është rëndësia e gjërave të vogla në jetë. Janë pikërisht këto gjëra që të bëjnë të lumtur - koha me njerëzit e dashur,udhëtimet, pushimet...

Lajmi i mirë është që vera dhe pushimet s'janë anuluar!

Po, edhe nëse i kishit planifikuar pushimet jashtë dhe tani çdo gjë është bërë e pasigurt, s'duhet të shqetësoheni, sepse parajsën e vërtetë e keni më pranë nga ç’e kishit menduar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Splendor Hotel & Spa (@splendordhermi) on

Me siguri keni dëgjuar për Hotel Splendor, hotelin e famshëm të Dhërmiut. Të gjithë ata që kanë kaluar qoftë edhe një natë aty, do të donin të riktheheshin gjithmonë. E nëse ende nuk keni qenë, tani është koha më e mirë për ta bërë.

Hotel Splendor renditet si një ndër TOP hotelet nga TripAdvisor. Ne që e kemi kaq pranë, duhet të ndihemi me fat!

Por pse njerëzit e preferojnë kaq shumë? Sepse të bën të shkëputesh nga realiteti dhe të jetosh një ëndërr. I pozicionuar pranë detit në një ndër gjiret më të bukura në vendit tonë, me një pamje fantastike dhe me të gjitha kushtet që çdokush do të donte për pushime, Hotel Splendor ju siguron një verë të paharruar!

Me dhoma të përshtatura sipas nevojave tuaja, me suita familjare dhe suita me pamje nga mali, nga qielli (përveçse nga deti, kupohet)... me xhakuzi, sistem audioje me bluetooth, karikues celulari me wirless, drita automatike dhe çdo facilitet tjetër për t’jua bërë pushimet tuaja relaksuese dhe speciale si asnjëherë më parë.

Ah, të mos harrojmë pa përmendur SPA-në, pa të cilën pushimet s’kanë kuptim. Pas një dite të lodhshme në det, kush nuk do të donte të kalonte disa momente qetësuese në SPA?!

Ka edhe pishinë për t’i bërë mëngjeset dhe mbrëmjet tuaja edhe më speciale. Sigurisht që pushimet s'do ishin njësoj pa ushqimet e shijshme të gatuara nga shefat italianë, që jua servirin shijen e detit direkt në pjatat tuaja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Splendor Hotel & Spa (@splendordhermi) on

Vetëm në Splendor mund të shijoni një arratisje luksi që s’do t’ju kushtojë aspak!