Prej shumë kohësh Kylie Jenner ka mbajtur fronin e njeriut më të paguar në Instagram, por duket se ka zbritur nga froni për t’ia lënë vendin një tjetër personazhi të famshëm.

Po flasim për aktorin Dwayne Johnson.

Dwayne Johnson, i njohur ndryshe si “The Rock” është aktori më i paguar në Hollywood dhe me sa duket, së fundmi është edhe më i paguari në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by therock (@therock) on

Në listën e publikuar së fundmi nga Hopper HQ, fronin e mbante Johnson, i cili ka 187 milionë ndjekës dhe paguhet më shumë se 1 milionë dollarë për një postim.

Kylie ka zbritur në vend të dytë me 182 milionë ndjekës dhe me një pagesë prej 986,000 dollarë për postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kylie 🤍 (@kyliejenner) on

Ndërsa vendin e tretë e mban njeriu më i ndjekur në Instagram (225 milionë ndjekës), futbollisti Cristiano Ronaldo 889,000 dollarë.

Listën e top 10 më të paguarve në Instagram e gjeni më poshtë:

1.    Dwayne Johnson, $1,015,000 për 1 postim (187 milionë ndjekës)

2.    Kylie Jenner, $986,000 për 1 postim (182 milionë ndjekës)

3.    Cristiano Ronaldo, $889,000 për 1 postim (225 milionë ndjekës)

4.    Kim Kardashian, $858,000 për 1 postim (176 milionë ndjekës)

5.    Ariana Grande, $853,000 për 1 postim (191 milionë ndjekës)

6.    Selena Gomez, $848,000 për 1 postim (180 milionë ndjekës)

7.    Beyoncé Knowles, $770,000 për 1 postim (149 milionë ndjekës)

8.    Justin Bieber, $747,000 për 1 postim (139 milionë ndjekës)

9.    Taylor Swift, $722,000 për 1 postim (135 milionë ndjekës)

10.  Neymar da Silva Santos Junior, $704,000 për 1 postim (139 milionë ndjekës)