Nuk është më çudi që gjërat jo dhe aq të këndshme për syrin të jenë trendy dhe të bëjnë një numër të madh njerëzish të fiksohen pas tyre.

Fiksimi ‘i shëmtuar’ i radhës janë një palë sandale nga marka londineze Dune, të cilat kushtojnë 110 paundë.

Sandalet u shitën në kohë rekord brenda një jave dhe shumë njerëz vazhdojnë të duan t’i bëjnë të vetat. Madje, rreth 800 njerëz janë në listë pritjeje pas mbarimit të stokut.

Shumë prej influencueseve të Instagramit i kanë bërë pjesë të pandarë të stilit të tyre së fundmi.

Duket se edhe në vjeshtë do t’i shohim kudo nëpër Instagram, prandaj bëhuni gati!