Jeff Bezos vazhdon të qëndrojë në krye të fronit të më të pasurve në SHBA për të tretin vit radhazi. Edhe për këtë vit, revista prestigjioze “Forbes” ka publikuar listën e më të pasurve, vlera e pasurisë së të cilëve prek miliarda euro. Pasuria e emrave të fuqishëm të ekonomisë u rrit në një rekord prej 3.2 trilionë dollarësh, pavarësisht krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia. Ndërsa të ardhurat e presidentit Trump, i cili ndodhet në vend të dytë, kanë pasuar rënie nga viti i kaluar.

Rankimi i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ka shënuar rënie, për shkak se pandemia e koronavirusit preku godinat e zyrave, hotelet dhe vendpushimet.

Pasuria e përgjithshme e listës së “Forbes” u rrit në një rekord 3.2 trilionë dollarë, pasi amerikanët më të pasur vazhduan të shtonin të ardhurat, pavarësisht se pandemia e koronavirusit shkatërroi ekonominë dhe bëri që më shumë se 1.8 milionë amerikanë të humbin punën e tyre.

Eric Yuan, shefi ekzekutiv i Zoom Video Communications, i gjendur sidomos në epokën “punë nga shtëpia”, është një nga 18 të shtuarit në listë, me një pasuri neto prej 11 miliardë dollarësh.

Trump, nga vendi i 275 ka shkuar në vendin 352, sepse pasuria e tij u shtua me një vlerë neto prej 2.5 miliardë dollarësh, nga 3.1 miliardë dollarë që ishte vitin e kaluar.

Shkak u bë kriza që shkaktoi pandemia dhe ndikimi i saj tek ndërtesat e zyrave, hotelet dhe vendpushimet.

Trump është në një beteje ligjore me prokurorinë e Manhatanit, për shkak se prej kohësh refuzon të japë regjistrat e taksave.

Emra të tjerë në listën e Forbes 400 përfshijnë Jim Koch, bashkëthemelues i Kompanisë së Birrës Boston dhe Trevor Milton, themelues i ndërmarrjes së prodhimit të kamionëve elektrikë Nikola.