Pavarësisht se pati kurrë një bllokim të plotë, Suedia ka arritur të rrafshojë kurbën e koronavirusit, megjithatë ka nga ata që vënë në dyshim koston e kësaj strategjie, pasi vendi ka një numër shumë më të lartë të vdekjeve sesa fqinjët e tij skandinavë.

Sipas Anders Tegnell, PhD, kryedemiolog në Agjencinë Suedeze të Shëndetit Publik dhe arkitekt i strategjisë suedeze të koronavirusit, ka deklaruar se "strategjia suedeze po funksionon", të tjerë e kanë kritikuar qasjen, përfshirë disa akademikë suedezë që botuan një editorial në USA Today.

"Në Suedi, strategjia ka çuar në vdekje, pikëllim dhe vuajtje," shkruajnë ata. "Për më tepër, nuk ka indikacione që ekonomia suedeze ka ecur më mirë sesa në shumë vende të tjera. Për momentin, ne kemi dhënë një shembull për pjesën tjetër të botës se si të mos veprojmë me një sëmundje vdekjeprurëse infektive".

Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik nuk ka deklaruar hapur se imuniteti i tufës ishte qëllimi i saj, megjithëse shumë dyshojnë se realisht qëllimi ishte ky.

Por si ka arritur Suedia të marrë nën kontroll shpërthimin e pandemisë?

Ndërsa Suedia nuk u mbyll zyrtarisht, por në fillim të shpërthimit shkollat â??â??e mesme dhe universitetet u mbyllën; ndërsa çerdhet dhe shkollat â??â??fillore kanë qenë të hapura. Bizneset gjithashtu kanë mbetur të hapura, por zakonisht me orë të reduktuara, edhe restorantet kanë funksionuar me kapacitet të reduktuar.

Suedezëve u është kërkuar të mbajnë distancën e tyre në publik, të shmangin nga udhëtimet jo-thelbësore dhe të punojnë nga shtëpia kur është e mundur. Takimet e më shumë se 50 njerëzve janë gjithashtu të ndaluara. Personat e moshës 70 vjeç e lart këshillohen të qëndrojnë sa më larg të tjerëve.

Maskat nuk u u bënë kurrë të detyrueshme dhe nuk mbahen zakonisht.

Ende nuk ka asnjë shpjegim përfundimtar për rrafshimin e kurbës, megjithatë ekspertët kanë disa teori.

Mozhu Ding, PhD, një epidemiolog në Institutin e famshëm Karolinska, tha se rënia "ka të ngjarë të jetë një kombinim i masave të marra nga individë, biznese dhe një fushatë e gjerë informacioni e nisur nga qeveria".

Koha e verës është një faktor tjetër që mund të ketë ndikuar në rënien e kurbës, që filloi rreth fundit të qershorit - jo drejtpërdrejt për shkak të motit, por faktorëve shoqërorë që lidhen me të.

“Suedezët janë më shumë jashtë dhe studentët nuk janë në shkollë", -tha Anne Spurkland, MD, një profesoreshë e imunologjisë në Universitetin e Oslos në Norvegji.

Norvegjia ende kërkon që suedezët të karantinohen për 10 ditë kur të vijnë në Norvegji dhe Danimarka ende nuk i ka rihapur plotësisht kufijtë e saj me fqinjin e saj. Diçka që nuk i bën mirë ekonomisë suedeze. Nëse qëllimi i mungesës së një bllokimi ishte shmangia e krizës ekonomike, suksesi ka qenë i kufizuar.

Ekspertët thonë se është shumë herët akoma për të arritur në përfundimin nëse qasja suedeze ishte më e mençura mbi të gjitha apo nëse imuniteti i tufës është arritur.

Lexo edhe:

Nuk vendosi karantinë me shpërthimin e pandemisë, por a ishte zgjedhje e mençur ajo e Suedisë?