Nëse jeni në grupin e atyre njerëzve që mërziten shpejt nga telefoni dhe pas disa kohësh, kërkojnë një të ri, keni shumë shokë. Ose, i keni të gjithë… Kujt nuk i pëlqen një telefon i ri, i fundit, me aplikacione të shtuara që flasin me fjalën e fundit të teknologjisë?

Natyrisht, çmimet në vitrinë nuk janë gjithmonë në përputhje me atë që duam dhe atë që presim, por nëse kërkoni pak më shumë, edhe pa para cash mund ta keni në dorë një telefon të fundit, atë që keni dashur gjithmonë ta blini, por nuk keni mundur.

Pyetja tani është ku? Ka një mundësi shumë të mirë në Tiranë.

“3V Fejzo”, një prej markave më të besuara dhe inovative në fushën e telefonisë celulare, aparateve dhe kompjuterëve, ka nisur rrugëtimin në tetorin e 10 viteve më parë. Filiali i parë, i vendosur, në Rrugën e Kavajës” ishte risi për shërbimet e telefonisë celulare, sepse çoi në ekuilibër optimal çmimet më të mira dhe shërbimet inovative dhe produktet e fundit të tregut.

Fillimisht, aktiviteti nisi si një biznes familjar në fushën e telefonisë celulare, i vogël, i ri në treg, por me ambicie dhe plane të qarta për të ardhmen.

Me hapjen e dyqanit të parë brenda një kohe shumë të shkurtër, “3V Fejzo” fitoi besimin e klientëve nëpërmjet ofertave më të mira në treg, shërbimeve dhe produkteve më të fundit. Ky fluks i paparashikuar e bëri shumë më lehtë të kuptueshme nevojën e tregut për ofertat dhe shërbimet e “Tre Vellezërve Fejzo”, që çoi në zgjerimin e aktivitetit.

Në janar të vitit 2011, “3V Fejzo” hapi filialin e të dytë në Rrugën e Durrësit. Duke marrë në konsideratë fluksin e deritanishëm, rrjedhimisht dhe ky filial pati rekord shitjesh dhe servisesh.
Me qëllimin për të shpërblyer besimin e klientëve, “3V Fejzo” sjellin të parët në treg shërbimin e “Ndërrimit të telefonave” - një sherbim mjaft inovativ për kohën, i cili shërbeu si një trampolinë për të zënë vendin e parë në treg në këtë fushë për sa u përket shitjeve.

Duke qenë më pranë klientëve dhe duke dëgjuar me kujdes kërkesat dhe sugjerimet e tyre, “3V Fejzo” zgjeron aktivitetin duke u investuar në fushën e kompjuterëve laptop dhe aparateve fotografike profesionale.
Ky hap zgjeroi gamën e klientëve. Tanimë, “3V Fejzo” ishte marka më e besuar jo vetëm në fushën e telefonisë celulare, por dhe në fushën e kompjuterëve laptop dhe aparatëve fotografikë.

Duke zgjeruar gamën e klientëve, nevojitej që “3V Fejzo” të ishte akoma më afër fizikisht klientëve.

3 vite më vonë, në mars të vitit 2014, “3V Fejzo” vjen dhe në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Suksesi i këtij filiali bëri që “3V Fejzo” të rezultojë një prej markave më të besuara të fushës në rang kombëtar. Dhe, si rrjedhojë, sot” 3V Fejzo” vjen me 2 filiale të tjera, në Rrugën e Barrikadave, në Elbasan, por edhe duke mundësuar shitjet online në të gjithë Shqipërinë.