Me një eksperiencë të suksesshme prej 135-vitesh në treg, Avon ridimensionon imazhin e vet global nën moton “Watch me now’”/ “Tani më shiko”.

Kompania kozmetike Avon prezanton fushatën e re të markës së saj, duke konsideruar një tjetër profil të shfaqjes së imazhit të kompanisë në mbarë botën. Ndërsa rithekson ndikimin e saj pozitiv dhe çdo gjë që ka bërë ndër vite për femrat në tregjet ku operon, kompania feston 135 vite në tregun ndërkombëtar.

Fushata "Watch Me Now" thekson suportin që kjo kompani u ka dhënë femrave në mbarë botën dhe donacioneve prej më shumë se 1 miliard dollarësh dhuruar për kauza filantropike, ndërsa ka marrë rreth 1.000 patenta dhe është vlerësuar me mbi 300 çmime në 3 vitet e fundit.

Kjo fushatë vjen si një ndërgjegjësim dhe afeksion për markën Avon, duke ndryshuar perceptimin e markës”,- tha James Thompson, drejtori i markës, kategorisë dhe dyqaneve në Avon:

Ne jemi një kompani kozmetike dinamike, e fuqishme, modene dhe gjithëpërfshirëse; ne jemi një markë cilësore që u përshtatet të gjitha moshave dhe kategorive; ne luftojmë për çështje që janë realisht të rëndësishme, si dhuna gjinore dhe kanceri i gjirit. Ne kemi ofruar një mundësi fleksibël përfitimi financiar për femrat shumë kohë para se ato të fitonin të drejtën për të votuar. Fushata "Watch Me Now" sjell në fokus më të mirën e asaj që marka përfaqëson duke e pozicionuar me krenari si kompania që i përket çdo invididi dhe prek shqetësimet e çdo komuniteti.

Kjo fushatë synon prezantimin e një identiteti të ri vizual dhe logon e kompanisë – ndryshimi i parë pas shumë dekadash. Kjo logo u referohet jo vetëm tipareve të logos Avon prej vitit 1930, por edhe formave të veçanta të tipareve femërore.

Watch Me Now’’ nënkupton një kapitull të ri për Avon, – u shpreh Angela Cretu, CEO e kompanisë Avon:

Gjithçka kemi mësuar në 135 vite për fuqinë e marrëdhënies dhe shitjeve sociale i aplikojmë në kontekstin e sotëm - duke përdorur mjete të reja digjitale që nxitin klientët tanë të privilegjuar të përfitojnë me fleksibilitet sot, përmes platformave të tyre sociale.

Kompania Avon do të vazhdojë të sjellë risi dhe të zhvillohet, me anë të investimeve në botën shkencore, zhvillimin e produktit dhe njerëzve, për të qenë të bindur se e bukura është e prekshme dhe e lirë për t’u përzgjedhur nga kushdo. Ne do të vazhdojmë të flasim hapur, të sjellim ndryshimin dhe ndikimiet pozitive në kauza që ndikojnë tek femrat në mbarë botën.

Vizito broshurën tonë: https://bit.ly/3ilrZWY

Na kontakto:

Facebook: https://www.facebook.com/AvonCosmeticsAlbaniaFZ

Instagram: https://www.instagram.com/avonalbania.faqjazyrtare/

Kontakt:

+355 682023411

+355 692023411