World Education Fair

15 tetor 2020 - Online 14:00 – 20:00

17 tetor 2020 - Hotel Rogner, Tiranë 11:00 – 17:00

18 tetor 2020 – Vlorë 16:00 – 20:00

19 tetor 2020 – Hotel "Arvi", Durrës 16:00 – 20:00

Tashmë është kthyer në traditë, që cdo vit Integral Programe Edukimi organizon eventin më të madh rreth arsimit. Prej vitit 2012, në Tiranë organizohet Panairi “World Education Fair”, duke u dhënë mundësinë nxënësve dhe prindërve të tyre të informohen rreth studimeve jashtë Shqipërisë, duke takuar dhe biseduar me përfaqësues të disa prej universiteteve, kolegjeve, gjimnazeve dhe kampeve verore nga vende të ndryshme të botës.

Viti 2020 ishte një sfidë për gjithsecilin prej nesh dhe na mësoi një gjë shumë të rëndësishme: gjërat mund të bëhen NDRYSHE! Kjo është gjithashtu fjala që karakterizon panairin arsimor këtë vjeshtë.

Këtë vit World Education Fair do të vijë në dy formate. Të gjithë studentët dhe prindërit e interesuar, përveç panairit fizik, i cili do të zhvillohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, do të kenë mundësi të konsultohen me përfaqësues të institucioneve arsimore më të mirë në botë, në Panairin e parë VIRTUAL në Shqipëri.

Panairi fizik do të zhvillohet  në Hotel Rogner në Tiranë, në datën 17 tetor, në datën 18 tetor në Vlorë, si dhe në datën 19 tetor në Durrës - hotel "Arvi". Organizimi do të kryhet nën të gjitha masat e sigurisë, ndaj të gjithë personat e interesuar për të marrë pjesë, duhet të regjistrohen paraprakisht në faqen www.worldeducation.al. Pjesëmarrja është plotësisht falas dhe do të bëhet sipas rregullave të distancës shoqërore, prej të paktën 2m distancë midis njerëzve, me mbajtjen e detyrueshme të një maske mbrojtëse. Gjatë panairit fizik do të zhvillohen prezantime dhe seminare mjaft interesante me tema të ndryshme rreth destinacioneve më të preferuara të studimeve, si të bëni një letër motivimi apo si të keni një aplikim të suksesshëm për bursë.

Panairi virtual do të zhvillohet në datën 15 tetor në një platformë të specializuar online duke ju dhënë mundësinë të bëheni pjesë e panairit nga komoditeti i shtëpisë suaj apo kudo që ndodheni. Platforma ofron një qasje të lehtë për regjistrim dhe pjesëmarrje. Personat e interesuar mund të regjistrohen duke ndjekur disa hapa të përshkruara në faqen www.worldeducation.al. 

Çdo pjesëmarrës do të ketë akses në materiale dixhitale informuese që do të zëvendësojnë plotësisht katalogët dhe broshurat. Gjithashtu, platforma lejon biseda virtuale nëpërmjet video live chat. 

Të gjithë pjesëmarrësit si në versionet fizike, ashtu edhe online të panaireve, do të informohen rreth bursave akademike për studentët ekselentë në fushën e matematikës, sporteve, arteve dhe me njohuri të përgjithshme akademike të shkëlqyera.

Vizitorët e interesuar kanë një mundësi të rrallë për të biseduar dhe njohur me ofertat për të aplikuar në universitete, studime të niveleve master, MBA, shkolla të mesme, Work & Travel USA, kampe verore dhe kurse të ndryshme për përgatitje akademike dhe gjuhësore. 

â?¶ Shkolla të mesme

Pranimi në universitetet më të mira në mbarë botën bëhet më i lehtë nëse përzgjidhni të studioni në një nga kolegjet prestigjioze jashtë vendit. Qasja dhe profesionalizmi i tyre nëpër dekada është përmirësuar duke ruajtur traditën dhe cilësinë e mësimdhënies. Përfaqësues të shkollave të mesme prestigjioze ndërkombëtare do të jenë gjithashtu të pranishëm në panairin arsimor këtë vjeshtë.

A ka trembur Covid-19 të rinjtë e interesuar për të vazhduar shkollën e mesme jashtë vendit?

Interesi në lidhje me shkollat e mesme, vazhdon të jetë i lartë sidomos për destinacione si Britania e Madhe apo Zvicra. Shumë shkolla të mesme, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, vazhdojnë të ofrojnë bursa, të cilat në disa raste mund të arrijnë gjysmën e tarifës së shkollimit. Ekziston gjithashtu një interes në rritje për destinacionet e studimit si Portugalia, Spanja, Austria, Gjermania dhe Zvicra. Ky i fundit konsiderohet si vendi më i sigurt për sa i përket përhapjes së COVID. Në fakt, në të gjitha shkollat â??â??e mesme me konvikt aktiviteti mësimor kryhet në kushte të plota sigurie. Sipërfaqet e këtyre shkollave janë relativisht të mëdha, kështu që është e lehtë të zbatohen rregullat e distancës shoqërore. Gjithashtu, aksesi i njerëzve nga jashtë si dhe largimi nga kampusi i studentëve është i kufizuar.

â?¶ Universitete

Karriera juaj merr një drejtim tjetër nëse studioni në universitetet elitare jashtë vendit. Diferenca nuk ndjehet vetëm në mësimdhënie por edhe në formimin personal. Ambienti ndërkombëtar dhe partneriteti që këto shkolla kanë me kompani gjigande në shtetet përkatëse dhe jo vetëm, ju jep mundësi të shumta të jeni profesionistët e së ardhmes.

Familjet Shqiptare nuk e kanë njohur COVID-19 si një faktor kryesor në faktin nëse fëmija i tyre duhet të studiojë jashtë vendit apo jo. Numri i aplikantëve ka mbetur i njëjtë duke qënë se ekzistojnë disa mundësi zgjedhjeje - të jesh i pranishëm në kampus ose të vazhdosh studimin online. Shumica e studenteve të pranuar kanë filluar të largohen dhe po fillojnë vitin shkollor në kushte reale. Disa të tjerë kanë vendosur të shtyjnë fillimin e studimeve të tyre në janar 2021.

â?¶ Kampe verore dhe kurse gjuhe

Fëmijët, adoleshentët dhe nxënësit do të mësojnë dhe të argëtohen njëkohësisht, të bëjnë miq të rinj nga e gjithë bota, të vizitojnë qytete dhe vende të reja dhe të krijojnë një eksperiencë unike. Çertifikata që do të marrin në përfundim të kampit do të jetë një dëshmi e dobishme nëse do të dëshirojnë të aplikojnë për studime jashtë vendit. Të gjitha shkollat â??â??verore, partnere me Integral, janë tejet moderne, me ambiente komode, standart dhe siguri të lartë, me një staf të kualifikuar akademik.

Për shkak të Covid 19 të gjithë studentët të cilët kishin prenotuar kampet e tyre verore e patën të pamundur të merrnin pjesë por jemi optimistë që vera 2021 do të ofrojë më shumë dhe nuk do të ketë kufizime për udhëtimet nga Shqipëria.

â?¦ Work & Travel në USA

Programi Work and Travel është një nga programet më të njohura të shkëmbimit kulturor studentor në botë, i cili u jep mundësinë studentëve me kohë të plotë studimi, të kalojnë pushimet verore në Amerikë. Kohëzgjatja e programit është 3 muaj e gjysëm. Gjatë këtij programi studentët lejohen të punojnë ligjërisht në punë sezonale në fushën e turizmit dhe shërbimeve. Studentët mund të regjistrohen në program që në vitin e parë të studimeve dhe do të kenë mundësinë të udhëtojnë dhe të punojnë në Shtetet e Bashkuara.

Ky program do të hapet së shpejti për të gjithë studentët e interesuar për të kaluar verën 2021 në Amerikë.

â?¦ MyFutureChoice – Testi i Orientimit Profesional

Testet e Orientimit të karrierës janë zgjidhja e duhur për të gjithë studentët që ende nuk kanë vendosur për programin që duan të studiojnë.

Testet MyCareerChoices dhe MyUniChoices janë zhvilluar nga ekipi i Cambridge Occupational Analysts dhe aktualisht janë testet më të mira të orientimit profesional në Britaninë e Madhe. Testet bazohen në një numër të caktuar pyetjesh dhe në bazë të përgjigjeve, interesave, aftësive dhe arsimit tuaj, do të nxjerrin në pah programet dhe opsionet më të mira të studimit për ju. Rezultatet e testit ju japin disa informacione të nevojshme për të marrë vendimin e duhur për studimet e ardhshme dhe për të hedhur hapat e para drejt një karriere të suksesshme. Një avantazh shtesë i testeve është krahasimi i rezultateve me kriteret e pranimit të universiteteve në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë dhe institucionet e tjera arsimore europiane që ofrojnë arsimim në gjuhën angleze.

Rreth INTEGRAL:

INTEGRAL GROUP ka më shumë se 28 vite eksperiencë në ofrimin e konsulencës akademike për studentët, prindërit dhe të gjithë të interesuarit për zgjëdhjen e programeve më të mira të edukimit dhe institucioneve arsimore dhe  është i pranishëm në disa vende europiane. Themeluar në Shqipëri që prej vitit 2011, Integral Educational Programs është kompania më e madhe në ofrimin e konsulencës akademike, me një përvojë 9-vjeçare në treg dhe përfaqëson më shumë se 100 institucione të njohura në Britaninë e Madhe, Europë, SHBA dhe Azi.

Prej 16-vitesh, INTEGRAL GROUP ka organizuar një zinxhir të panaireve ndërkombëtare të edukimit ku nxënësit dhe prindërit takohen me përfaqësues të shkollave prestigjioze dhe universiteteve në mbarë botën dhe marrin informacion mbi tendencat dhe udhëzimet e fundit në fushën e arsimit. Panairi i parë i edukimit u organizua në Bullgari 16 vite më parë dhe sot organizohet rregullisht në Rumani, Slloveni, Kroaci, Serbi dhe, prej 9 vitesh, në Shqipëri.

Për regjistrimet e bëra në ditët e panairit mund të përfitoni bursa dhe zbritje në secilin nga shërbimet tona.

Mos e humbisni mundësinë të bëheni pjesë e këtij eventi tërësisht FALAS. Mjafton të regjistroheni në linkun: https://www.worldeducation.al/ dhe ne ju drejtojmë tek institucioni që ju jeni të interesuar.