Në nëntor të 2017, Jonida Vokshi ka njoftuar për rolin e saj kryesor në një film të ri. Bëhej fjalë për "Derë e Hapur", në të cilin Jonida Vokshi luajti rolin e një gruaje 8-muajshe shtatzënë. Në një intervistë të dhenë në atë kohë, Jonida u shpreh se po e shijonte shumë rolin dhe lexonte udhëzues në mënyrë që të sillej njëlloj si një grua në pritje të ëmbël.

Në 2019 ky film, me regji të Florens Papas e që për personazh kryesor ka Jonida Vokshin dhe Luli Bitrin, u prezantua si premierë botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë.

Sot Jonida, ka publikuar lajmin e madh se filmi "Derë e hapur" është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 93 të çmimeve 'Oscars'.

“'DERË E HAPUR' do të prezantojë Shqipërinë në edicionin e 93-të të Oscars! E lumtur që jam pjesë e filmit!  Na priftë e mbara grupi“- ka shkruar Jonida në postimin e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

DERE E HAPUR do te prezantoj Shqiperine ne edicionin e 93-te te OSCARS!? E lumtur qe jam pjese e filmit! Na prifte e mbara grupi ??

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on

Përmbajtja e filmit

”Derë e hapur" tregon historinë e dy motrave që do të ndërmarrin një rrugëtim, duke u ballafaquar hera-herës me forcën e sistemit tradicional-patriarkal. Personazhi kryesor është Elma, që është një vajzë e re shqiptare e cila jeton ilegalisht në Itali. Ajo është shtatzënë dhe babai i fëmijës tashmë është në burg. Pas depërtimit nga policia italiane, duke mos ditur kujt t’i drejtohet për ndihmë, ajo vendos të kthehet tek motra e saj e madhe, Rudina.

Të dy motrat do të nisin një rrugë të gjatë me veturë drejt shtëpisë së babait të tyre tradicional. Ndërsa Rudina nget veturën, Elma do bëj ç’të mundet për të mos shkuar atje. Filmi ka në qendër tre personazhe, dy motrat Rudina dhe Elma dhe djalin 5 vjeçar të Rudinës.

Tema që trajtohet është përplasja mes tradicionales dhe modernes midis brezave e cila është e pranishme dhe sot.