Investimi i fundit i bërë në Vërmosh i ka dhënë një ngjashmëri të madhe me fshatrat karakteristike, piktoreske të Zvicrës.

Investitorët janë katër ish-emigrantët, Nike Kulla, Pllumb Demaj, Dodë Lucaj e Niko Maracaj, të cilët janë kthyer në vendlindjen e tyre për ta transformuar.

Ditën e djeshme, kryeministri Rama i ka vlerësuar këta investitorë me një medalje, për tranformimin e godinave të vjetra në bujtina me të gjitha kushtet dhe standardet e destinacioneve europiane.

Në një nga postimet e tij të fundit në rrjetet sociale, Rama e krahason foton e bujtinës me një pamje zviceriane.

"Jam aq i lumtur nga kënaqësia që më ka dhënë ky investim këtu, që fillimisht e pashë në disa materiale që më çuan si informacion nga fondi shqiptar i zhvillimit gjatë kohës që po ndërtonin Qendrën e re Turistike të Vermoshit dhe s’besova që ishte reale dhe m'u duk, thashë kushedi, mos po bën dikush shaka. Pastaj mora Tonin, i çova dhe fotot, dhe më tha që janë 4 djem tanët të Kelmendit dhe për ta shprehur këtë kënaqësi që buron nga mirënjohja e madhe për faktin që është një shembull i jashtëzakonshëm i vizionit për të parë larg. Është një shembull kuptimplotë dhe për ne dhe qeverisjen vendore.”- tha Rama.

Më poshtë do të gjeni pamjet e ambienteve në brendësi të bujtinës, së cilës ju desh një vit për t'u ndërtuar.