Kur vizitorët hyjnë në Pantheonin në Romë dhe ndeshen me kupolën e tij kolosale, ata mund të përjetojnë të njëjtën ndjenjë ashtu si vizitorët e saj gati 2000 vjet më parë. "Kushdo që futet brenda në Panteon menjëherë ndjen peshën dërrmuese të historisë njerëzore, por edhe lehtësinë e pabesueshme të krijimtarisë njerëzore," tha John Ochsendorf, profesor i arkitekturës në MIT dhe ish-drejtor i Akademisë Amerikane në Romë.

Ju vini në këtë hapësirë ??madhështore, shikoni lart, shihni qiellin ose një re që kalon. Dhe  mendoni: 'Si mund ta kenë bërë këtë gati dy mijëvjeçarë më parë?'

Pantheoni është ndërtesa më e vjetër në botë që është ende në përdorim edhe sot. Që nga shekulli i 7-të, ajo ka qenë një kishë katolike romake.

E ndërtuar rreth vitit 125 pas Krishtit, nga perandori Romak Publius Aelius Hadrianus, ishte në të vërtetë rikonstruktimi i tretë i strukturës. Pantheoni i parë mori flakë rreth vitit 80 pas Krishtit dhe u rindërtua pak më vonë, por u godit nga rrufeja dhe u dogj përsëri rreth vitit 110 Pas Krishtit.  Fasada e strukturës së përfunduar u pershtat në motive antike greke. Brendësia ishte gjithëpërfshirëse dhe e ajrosur, e mbuluar nga një kupolë që sot e kësaj dite - është akoma kupola më e madhe e betonit, e pambështetur, në botë.

Për çfarë është përdorur?

Pantheoni- do të thotë "të gjitha perënditë". Megjithëse zakonisht mendohet se struktura ishte një vend adhurimi kushtuar hyjnive romake, qëllimi i saj origjinal është në të vërtetë i panjohur. Me përfshirje të pakta të tij në tekstet antike, historianët e kanë lënë disi në errësirë.

Legjendat thonë se është pikërisht vendi ku themeluesi i Romës, Romulus, u ngjit në qiell. Të tjerët besojnë se Pantheoni ishte vendi ku perandori Romak mund të komunikonte me perënditë. Sido që të ishte rasti, si shumë bëma arkitekturore romake, struktura imponuese ishte një shfaqje e fuqisë, një "simbol i rëndësishëm i fuqisë perandorake", tha Luca Mercuri, drejtori aktual i Panteonit.

Megjithëse Pantheoni ka zbuluar disa nga sekretet e tij të dizajnit, ende gjen magji në detaje. Është një nga vendet e pakta në botë ku në të vërtetë mund të shikoni që Toka rrotullohet.