Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave miratoi përdorimin emergjent të ilaçit “Regeneron” kundër koronavirusit.
Terapia eksperimentale iu përdor edhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump kur ai u infektua në muajin tetor me koronavirus. “Unë dua që të gjithëve t’u jepet i njëjti trajtim si presidentit tuaj, sepse për mua ishte efektiv” -tha Trump në atë kohë.
“Regeneron” paraqiti një aplikim për përdorim emergjent atë muaj pasi studimet paraklinike treguan se terapia, e quajtur REGN-COV2, zvogëlonte sasinë e virusit.
“Autorizimi i këtyre terapive me antitrupa mund të ndihmojë pacientët të shmangin shtrimin në spital dhe të lehtësojë barrën në sistemin tonë të kujdesit shëndetësor” -tha FDA, pasi miratoi autorizimin.
Administrata Amerikane e Ilaçeve dhe Ushqimit po shqyrton prej të shtunës, kërkesën e firmave Pfizer dhe BioNTech për lejimin e prodhimit të vaksinës së tyre antiCovid me efektivitet 95%.
Ndërsa Hungaria ka marrë dozat e para nga vaksina ruse 'Sputnik V', duke u bërë i pari vend evropian që e përdorë këtë vaksinë, të pacertifikuar nga OBSH-ja dhe që ka 92% efektivitet.