India është vendi i dytë në botë, i ‘goditur’ më keq nga pandemia e koronavirusit, ku ka një shifër prej 10 milionë njerëzish të infektuar me Covid, pas SHBA-së.

Synon të heqë veten nga kriza e infektimeve në muajt e ardhshëm, me një vaksinim masiv - duke mbuluar në fazën e tij të parë, pothuajse me aq njerëz sa e gjithë popullsia e SHBA-së.

Kryeministri indian, Narendra Modi ka identifikuar 300 milionë njerëz, për të marrë dozat e para të vaksinave. Grupi përparësor përbëhet nga 30 milionë punonjës të kujdesit shëndetësor, policë, ushtarë dhe vullnetarë dhe 270 milionë njerëz të pambrojtur - kryesisht qytetarë mbi moshën 50 vjeç dhe 10 milionë të tjerë me sëmundje serioze.

Kjo është një ndërmarrje tepër ambicioze, veçanërisht për një vend në zhvillim me infrastrukturë të dobët rurale dhe një sistem jo i përshtatshëm shëndetësor, që tashmë po mbërthehet nën presionin e jashtëzakonshëm të koronavirusit.

Vaksinimi i 1.3 miliardë njerëzve?

Si vendi i dytë më i populluar në botë, strategjia e Indisë është të vaksinojë "një masë kritike të njerëzve dhe të thyejë atë transmetimin e  virusit", në mënyrë që ajo të mos duhet të vaksinojë të gjithë popullsinë prej 1.3 miliardë, sipas Balram Bhargava, drejtori i përgjithshëm i Kërkimeve Mjekësore, Indi.

Reddy, nga Fondacioni i Shëndetit Publik të Indisë, tha pas fazës së parë, ku 300 milionë njerëz janë vaksinuar, ekspertët mund të vlerësojnë më mirë sesa kërcënim mbetet nga virusi dhe më pas të vendosin se sa shumë njerëz do të duhet të imunizohen.