Që nga fillimi i pandemisë, shkencëtarët kanë supozuar se koronavirusi mund të bashkohet viruset që shkaktojnë ftohjen e zakonshme.

Emory në Georgia dhe Universiteti Shtetëror i Penn theksojnë se koha kur mund të arrihet në këtë gjendje endemike, do të varet se sa shpejt po përhapet sëmundja dhe se sa shpejt kryhet procesi i vaksinimit në nivel global. Sipas ekspertëve, duhet që të vaksinohen sa më shpejt e sa më shumë njerëz që Covidi të mos jetë më një sëmundje e rëndë por një ftohje sezonale, me vetëm simptoma të lehta.

“Ky tranzicion mund të zgjasë nga disa vjet në disa dekada në varësi të shpejtësisë së përhapjes së patogjenit”, raporton Jennie Lavine, studiuese në Universitetin Emory dhe kolegët e saj, në revistën Science.

Shkencëtarët ende po mësojnë se sa zgjasin antitrupat dhe qelizat e tjera imune kundër virusit, ndërsa sipas analizave të fundit është thënë se imuniteti që bllokon infeksionin zhduket shpejt, ndërsa imuniteti që zvogëlon shkallën e rëndë të sëmundjes është jetëgjatë.

Kjo do të thotë që një person mund të infektohet përsëri me koronavirus disa muaj pas infektimit, por hera e dytë, e tretë ose e katërt nuk do të ishte aq serioze, por e ngjashme me ftohjen e zakonshme.

"Sapo të arrihet faza endemike dhe ekspozimi primar të jetë në fëmijëri, Covid mund të mos jetë më virulent sesa ftohja e zakonshme.”