Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe udhëheqësit e 16 shteteve të vendit të martën ranë dakord të zgjasnin izolimin në vend dhe të vendosnin masa më të ashpra për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Izolimi, i vendosur më parë për të përfunduar në fund të janarit, tani është zgjatur deri më 14 shkurt. Shumica e dyqaneve, shkollave dhe bizneseve jo-thelbësore, të tilla si palestrat dhe qendrat sportive, do të qëndrojnë të mbyllura. Masat e reja përfshijnë rregulla më të rrepta për llojet e maskave që duhet të përdoren në vende të caktuara publike dhe një ngarkesë më të madhe për punëdhënësit për të lejuar punën nga shtëpia.

Kancelarja me kryeministrat e 16 vendeve ranë dakord që:

-Edhe shkollat e kopshtet e fëmijëve të mos hapen para 15 shkurtit.

-Punëdhënësit duhet t'u mundësojnë punonjësve punën nga shtëpia në të gjitha ato veprimtari, ku kjo është e mundshme, deri më 15 mars.

-Detyrimi për mbajtjen e maskës nëpër autobusë e metro si dhe nëpër dyqane do të ashpërsohet – një mbulim i thjeshtë i gojës dhe hundës nuk lejohet më.

-Edhe në shërbesat fetare këtej e tutje duhet të mbahen maskat mbrojtëse të mjekësisë.