Bashkëshorti i ish-ministres Valentina Leskaj ka ndërruar jetë sot pasi humbi betejën me koronavirusin. Lajmi është bërë publik nga vetë Leskaj përmes një statusi në rrjetet sociale. Duke shprehur dhimbjen për humbjen e parakohshme, Leskaj shkruan se familja e saj ka humbur bashkëshortine babain model dhe gjyshin e dashur.

Të dashur miq, sot është një ditë shumë e vështirë për mua, dy djemtë e mi Arianin, Besnikun dhe familjet e tyre. Humbëm njeriun tonë të dashur, bashkëshortin e babain model, gjyshin e dashur që nuk ia doli dot me sëmundjen e Covidit.

Për shkak të situatës, ceremonia do jetë private.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin”- shkruan në mesazhin e saj Valentina Leskaj.

Ngushëllime familjes dhe të afërmve për humbjen e parakohshme.