Delikate, të mëndafshëta, unike dhe, mbi të gjitha, të rehatshme. Nëse të gjitha veshjet do të ishin kështu, kush nuk do të donte t’i kishte? Gjithmonë jemi në përpjekje për të zgjedhur materialin më të mirë, ngjyrat dhe modelet e sezonit, por të gjitha duam edhe rehatinë në çdo orë të ditës.
Duke nisur që nga veshjet intime, me linja të lehta për stinën që sapo ka trokitur e për të vijuar me kostumet sportive apo kostumet e gjumit – të gjitha mund t’i gjeni vetëm në një vend në Tiranë: YamamaY.
Nëse ende nuk e keni gjetur dhuratën për mikeshën, atëherë mundësia është vetëm në YamamaY.
Koleksioni pranverë – verë 2021 sapo ka mbërritur dhe nuk ka nevojë për t’u menduar gjatë.
Për të gjitha natyrat e vajzave apo të grave, YamamaY është zgjedhja perfekte.
Dantella, një prej detajeve që gjithmonë i ka shoqëruar veshjet intime duke u dhënë atyre më shumë sharm e sensualitet, gjendet në shumë prej stileve të pranishëm në vitrinat tona.
Sateni, po ashtu një element që gjithmonë simbolizon finesën, elegancën femërore dhe luksin, është i pranishëm në veshjet e markës YamamaY për këdo që preferon të duket ndryshe.
Ka nga të gjitha nuancat, stilet dhe shijet.
Gjithçka në këtë prag 7-8 Marsi, e gjeni vetëm në YamamaY, në qendrën Toptani dhe TEG.