Një tjetër jetë e re shuhet nga Covid në vendin tonë. 22-vjeçarja nga Erseka ndodhej prej 10 ditësh e shtruar në spitalin Covid 1.

Për shkak të gjendjes së saj të përkeqësuar shëndetësore, ajo prej katër ditësh ndodhej e intubuar.

Fatkeqësisht 22 vjeçarja, Euxhena Jorgji nuk ka mundur të fitojë betejën me Covid 19. Ndër të tjera, sipas burimeve të abcnews.al, mësohet se ajo vuante nga një sëmundje kockash, e njohur si autoimune lupus.

22-vjeçarja nga Erseka studionte në Tiranë për Financë.