Rrobat e lehta për t’u veshur janë ato për të cilat nuk duhet të kaloni shumë kohë duke u menduar. Janë ato veshje që mund t’i vishni me kënaqësi nëse jeni 15 apo 85 vjeçe.
Një nga tendencat më të mëdha që nuk njeh kohë, për të cilën shumë blerës dhe marka luksoze kanë investuar, është këmisha e thjeshtë blu. Veshja klasike nuk ikën kurrë nga moda dhe është një blerje e sigurt. Gjatë Javës së Couture dhe Javës së Modës vitin e kaluar, Alexa Chung dhe stilistë të famshëm e mbanin veshur në mënyra të panumërta.
Ka vërtet shumë mundësi për ta veshur dhe për të krijuar pamje të ndryshme me po të njëjtën këmishë. Nëse doni të krijoni ide për mënyrën si ta stiloni frymëzohuni nga këto kombinime të Who What Wear.
Me fund dhe geta të zeza, e kombinuar me një varëse me perla.
Me xhinse dhe pulovër në shpatulla, dhe me disa aksesorë të thjeshtë.
Me jelek të leshtë dhe xhaketë sipër.
Stil oversized nga koka te këmbët.
Stil boho.
Këmishë jo tradicionale me jakë bebeje – një nga trendet më të mëdha të këtij viti.
Stil bazik: këmishë + pantallona të zeza serioze.
Këmishë super e gjatë, e kombinuar me xhinse ose streçe.