Një 28-vjeçar nga Filipinet ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se ishte detyruar nga policët e fshatit të kryente një ushtrim fizik 300 herë, si një dënim për shkeljen e masave kundër Covid-19.

Darren Manaog Peñaredondo u kap duke blerë ujë të pijshëm pas orës 18:00, në kundërshtim me shtetrrethimin në qytetin e General Trias. Provinca është nën masat anti-Covid, që përfshijnë një shtetrrethim nga ora 18:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Thuhet se atij i ishte kërkuar të kryente 300 pompa pa ndaluar.

Peñaredondo arriti në shtëpi në orën 8 të ditës tjetër dhe mezi mund të lëvizte pa ndihmë, sepse ishte shumë dërrmuar. Peñaredondo tha se ai kishte rënë "disa herë" gjatë kryerjes së ushtrimeve.

"Gjithë ditën u mundua të ecte, por thjesht zvarritej," shkroi bashkëshortja e tij. Më vonë atë ditë, ai filloi të ketë kriza derisa zemra i pushoi. Ai erdhi ne vete për pak kohë por vdiq rreth orës 22:00.

Shefi i policisë së qytetit, nënkolonel Marlo Nillo Solero,  tha se nuk kishte një dënim të tillë për njerëzit që shkelnin kufizimet e Covid. "Në vend të kësaj, ne kryejmë leksione," tha ai.