Koha e ftohtë dhe ditët me shi duket se, më në fund, ua kanë lënë vendin ditëve të ngrohta me diell dhe kjo është një periudhë shpëtimi për të gjithë. Pas një viti të lodhshëm pandemie, me rregulla të ashpra, kufizime lëvizjesh e distanca sociale nga njerëzit dhe festat, duket se ka një frymëmarrje. Deti, dalëngadalë po na thërret e shpresojmë që shumë shpejt një pjesë të kohës t’ia dedikojmë atij.

Po sa herë vjen kjo periudhë, pak para plazhit, vesi është i njëjtë për të gjithë; nuk kam çfarë të vesh. Dilema e përjetshme e vajzave në prag plazhi dhe komplekset e shumta që nuk na ndahen në çdo prag vere, me siguri, këtë vit do të zbehen shpejt. Sepse ka një zgjidhje, një emër, një markë që komplekset tona i zhduk si me magji. Dhe në çdo sezon të ri, bën secilën prej nesh të ndihet e bukur, e freskët dhe IN në stinën e nxehtë.  

Nëse ende nuk jeni gati për shfaqjen më të bukur të plazhit, nuk ju mbetet edhe shumë kohë. Mjafton të shikoni këto kostume të reja nga Yamamay dhe çdo gjë merr emër tjetër.

1.Një fustan Safari për të zbuluar bikinit më të bukura që keni pasur ndonjëherë. Fustanin mund ta vishni bashkë me pantallonat e gjata për një aventurë verore të papërsëritshme.

2. Bikinit, që tashmë janë prezantuar nga emrat më në zë në botën e fashion-it, janë këtë verë më të guximshme se kurrë më parë; sateni, dantella, pastel apo ngjyra më të ndezura janë vetëm disa prej elementëve me të cilat do të shoqërohen bikinit këtë verë. Gjithçka prej këtyre trendeve i gjeni në Yamamay.

3. Veshjet intime, me linja të lehta për stinën e nxehtë, do të jenë gjithashtu të prezantuara sipas trendeve të reja, me ngjyra të ëmbla të verës, por edhe më të ndezura për ato që duan të guxojnë më shumë.

4. Meqenëse vera është shumë afër, edhe kostumet e gjumit prezantohen me pëlhura më të lehta e me dizajne nga më të larmishmet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Yamamay Albania (@yamamay.al)

5. Ah, aksesorët! Asnjëherë Yamamay nuk i lë trendet e reja pa i shoqëruar me çdo aksesor të mundshëm, duke nisur që nga kapelat, shajet, shamitë e plazhit, çantat, shapkat e gjithçka tjetër ju duhet për stinën e pushimeve apo edhe për fundjavën tjetër, e cila, me siguri do të jetë edhe më e bukur pas një ndalese në YamamaY.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Yamamay Albania (@yamamay.al)

Bëjeni verën më të freskët me veshjet ‘Summer Glam’. I gjeni lehtësisht në internet, por edhe në dyqanet e Yamamay-t në qendrat  tregtare Toptani dhe TEG.