Nëse ka diçka për të cilën të gjithë jemi dakord, është që bregdeti i Shqipërisë është i jashtëzakonshëm! Por ajo që ndoshta nuk dinit është se ka një vend po aq të jashtëzakonshëm shumë pranë kryeqytetit. Det, diell, rërë, perëndime spektakolare, ushqim i mirë dhe kushte perfekte për t’u relaksuar në kuptimin e plotë të fjalës… E kemi fjalën për resortin më të pëlqyer në Adriatik, Brilliant Hotel & SPA!

Gjithçka që keni ëndërruar për pushime, e gjeni më pranë nga ç’kishit menduar. Brilliant Hotel & SPA ndodhet në Qerret, pak kilometra larg kryeqytetit, në një nga zonat më të preferuara nga turistët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Brilliant Hotel & SPA (@hotelbrilliant)

Brilliant ofron të gjitha kushtet për të pushuar një fundjavë, disa ditë apo për të organizuar një dasmë të madhe ose një festë intime. Prandaj edhe ne të Class zgjodhëm që të festonim në ambientet e këtij resorti. Në fakt, ne patëm fatin të ishim të parët që shijuam një darkë në pistën e re të Brilliant Hotel & SPA.

Një darkë në mes të detit dhe pishinës, nën dritat e qirinjve, tingujt e muzikës, me aromën dhe zhurmën e paqtë të dallgëve, gjithçka e ndërthurur në mënyrë aq perfekte për të siguruar një natë vere nga ato që të lënë një shije të paharrueshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)

Pista rrethohej nga gazebo prej xhami, ku poshtë këmbëve mund të shikoje ujin e detit të formonte valë dhe pasqyrimin e dritave në mbrëmje. Gazebot me perde të bardha që ledhatohen nga era japin prekjen finale për atë foton perfekte për rrjetet sociale, ku duam të ndajmë kujtimet që janë aq të bukura saqë s’duam t’i mbajmë vetëm për vete.

Ndërsa për të gjithë ju që doni të kaloni disa ditë relaksuese, Brilliant ju ofron dhoma standarde, suita dhe suita deluxe. Nuk keni pse mendoni as për parkimin, as për ushqimin, aktivitetet argëtuese, plazhin, internetin, shërbimin në dhomë apo kafshën tuaj shtëpiake që e doni gjithmonë me vete. Brilliant ka menduar për gjithçka.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Brilliant Hotel & SPA (@hotelbrilliant)

Dhe nëse doni që pushimeve tuaja të jenë plotësisht çlodhëse, atëherë në asnjë mënyrë nuk mund ta lini pa prekur magjinë e SPA-së. Në qendrën e SPA-së, mund të shijoni sauna, dush emocional, jacuzzi, dhomën e kripës, masazhe, parukerinë, madje edhe një pishinë të brendshme.

Nëse po kërkoni për pushime me 5 yje nuk keni pse shkoni larg. Brilliant Hotel & SPA është destinacioni i vetëm i kësaj vere!