Për herë të parë në gati një dekadë, Aeroporti Changi i Singaporit ka humbur vendin e parë në renditjen vjetore të Skytrax për aeroportet më të mira në botë në World Airport Awards.

Aeroporti Ndërkombëtar Hamad i Dohas, i cili ka vite që po ngjitet në renditje, ka rrëmbyer vendin e parë në kategorinë "Aeroporti më i mirë në botë", për vitin 2021.

Aeroporti Ndërkombëtar Hamad i Dohas

Këtë vit, Changi u rendit i treti, edhe pse të shumtë janë udhëtarët që rregullisht lavdërojnë lehtësinë, komoditetin dhe opsionet e ushqimit dhe pijeve të nivelit të lartë të aeroportit.

Changi i Singaporit

Ngritja e Dohas përkon me punën e palodhur të linjës ajrore të saj kryesore, Qatar Airways. Qeveria e Katarit ka investuar shumë si në transportuesin kombëtar, ashtu edhe në aeroportin e tij, me rezultate mjaft spektakolare.

Aeroportet në Evropë dhe Azi dominuan pjesën tjetër të listës së vitit 2021. Japonia u votua si vendi me vlerësimin më të mirë në përgjithësi, me tre aeroporte në 10 vendet e para, duke përfshirë të dy aeroportet e Tokios (Narita dhe Haneda).

Haneda i Tokios

Çmimet Botërore të Aeroportit janë votuar nga klientët në një sondazh global të kryer nga gushti i vitit 2020 deri në korrik të vitit 2021.

Lista e plotë e 10 aeroportëve më të mirë në botë:

1. Aeroporti Ndërkombëtar Hamad (HIA)

2. Aeroporti Haneda i Tokios (HND)

3. Aeroporti Changi i Singaporit (SIN)

4. Aeroporti Ndërkombëtar Incheon (ICN)

5. Aeroporti Narita i Tokios (NRT)

6. Aeroporti i Mynihut (MUC)

7. Aeroporti i Zyrihut (ZRH)

8. Aeroporti Heathrow i Londrës (LHR)

9. Aeroporti Ndërkombëtar i Kansai (KIX)

10. Aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kongut (HKG)