Justin Bieber nuk është më mbreti i YouTube! Platforma e famshme njoftoi dje se ato që kanë rrëzuar nga froni këngëtarin e famshëm janë yjet e K-pop, BLACKPINK. Kanali i grupit ka arritur numrin më të madh të abonentëve (subscribers) në YouTube, plot 65.5 milionë, duke tejkaluar Justin Bieber, i cili mbante vendin e parë prej kohësh.

"Kjo është e pabesueshme. Është një moment i çmuar që na është dhuruar nga BLINKS (fansat) tanë," thanë pjesëtaret e grupit, Jennie, Lisa, Jisoo dhe Rosé në një deklaratë. "Ne do të donim t'ia kushtonim këtë nder të gjithë fansave tanë në të gjithë botën që na kanë dashur dhe na kanë mbështetur gjatë gjithë kohës."

Ndërkohë, Justin Bieber aktualisht ka 65.1 milionë abonentë, i ndjekur nga BTS me 57.7 milionë, pastaj Marshmello me 53.8 milionë dhe në vend të pestë, Ariana Grande me 49.6 milionë abonentë.