Për shkak të refuzimit për t’u vaksinuar, një fenomen po përhapet gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Njerëzit janë në kërkim të certifikatave false të vaksinimit.

Mjeku Aliahmeti ka folur për Euronews.al në lidhje me këtë fenomen.

Epidemiologu sqaroi se ka persona që pa qenë të vaksinuar marrin certifikatën e vaksinimit duke shkelur rregullat.

“Për ligjet e shtetit shqiptar ky është një krim”, u shpreh ai.

Euronews Albania do të interesohet pranë Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me këtë pretendim.

Sa i përket vaksinimit të studentëve, mjeku theksoi se “na intereson të kemi një përqindje të lartë të popullsisë së imunizuar, por pa futur konflikt”.

“Nëse ne duam të bëjmë vaksinim për evituar infektimet, për të zbrazur spitalet, për të pasur sa më pak raste të rënda, atëherë koherenca do të donte që kjo duhet të fillonte nga moshat e mëdha. Edhe tek moshat e reja ne e kemi nisur nga universitetet, vendet e tjera e kanë nisur nga lokalet, udhëtimet. Arsimit është i fundit që preket”, theksoi z. Alimehmeti.

Ai shtoi se nuk kemi ende informacion sa studentë janë vaksinuar deri më tani.

“Shumica e studentëve e kanë kaluar COVID. Një studim që u publikua në mujain korrik, 52% dolën pozitiv me anti-trupa. Kjo ishte para valës Delta”, tregoi mjeku, teksa shtoi se duhet të merret parasysh imuniteti natyror.