Tani që koha ka filluar të ftohet dhe po shijojmë vjeshtën e vërtetë, të gjithë e ndiejmë që aroma e kësaj stine rizgjon romanticitetin brenda nesh. Gjëja që shijojmë më shumë në fund të ditës, është të japim dhe marrim dashuri, të shkëmbejmë disa biseda të ngrohta dhe të ndajmë gjërat e mira të jetës me njëri-tjetrin. Një gotë verë, një çokollatë e mirë pranë oxhakut, shoqëruar me një përqafim të gjatë, është gjithçka për të cilën kemi nevojë pas një dite të lodhshme.

Nëse ka një vend ku duhet të ndalosh patjetër, veçanërisht këtë periudhë, është Santa Margherita – aty ku gjen çdo gjë që e bën shtëpinë të ndihet sikur ka gjithmonë festë. Produktet më të mira, duke filluar nga çokollatat deri te verërat cilësore, ndodhen në vinotekën më të njohur në Tiranë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Santa ? (@santa_wine)

Kur dëgjoni emrin Venchi e dimë që ju vijnë në mendje kujtime të bukura, që lidhen me çokollatat më të veçanta që keni provuar ndonjëherë. Përzierja e ëmbël e çokollatës së zezë dhe lajthisë piemontese është kombinimi që nuk i reziston askush, edhe më shumë se 150 vjet pas krijimit të recetave origjinale.

Tani mund t’i shijoni më shumë se kurrë sepse kanë 70% më pak sheqer. Në koleksionin e ri sheqeri është zëvendësuar me ëmbëlsues natyral, fibra vegjetale, duke i bërë prodhuesit e çokollatës të parët në përdorimin e një përbërësi të shëndetshëm dhe mospërdorimin e sheqerit. Sigurisht, pa cënuar shijen e pakrahasueshme, që tani është më e pasur se kurrë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Santa ? (@santa_wine)

Me përbërës të përzgjedhur me kujdes dhe receta disavjeçare të përmirësuara vazhdimisht, Venchi njihen si çokollatat që “flasin vetë”, sepse nuk kanë nevojë për përshkrim, mjafton t’i provosh njëherë për të kuptuar diçka rreth historisë që fshihet pas shijes së jashtëzakonshme. Sot, Venchi ndjek të njëjtat receta dhe njihet në të gjithë botën për krijimin e çokollatave artizanale, me përbërës natyralë, pa aditivë kimikë e konservues.

Shoqëruar me një gotë verë në ditët e freskëta të vjeshtës dhe netët e ftohta të dimrit, Venchi është “qershia mbi tortë” e festave me miqtë, darkave familjare apo edhe ditëve të zakonshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Santa ? (@santa_wine)

Dhe meqë po flasim për kombinimet e verës, me çfarë shijon më shumë një gotë në drekë? Patjetër që me pastat italiane që i gjeni vetëm te Santa. Nëse keni menduar se keni provuar pastat më të mira, me siguri nuk keni provuar akoma ato të Santës, me shumëllojshmëri llojesh, shijesh e përmasash. Madje paketimet origjinale, i bëjnë ato edhe një ide shumë të mirë për dhurata.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Santa ? (@santa_wine)

Nëse doni që dhuratat për të dashurit tuaj të jenë speciale dhe unike, e dini ku të ndaloni. Santa Margherita ka një shumëllojshmëri shijesh të ëmbla e aromash fantastike që ndihen sa hyn dhe që nuk zhgënjejnë kurrë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Santa ? (@santa_wine)