Vaksina Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit është 93% efektive në parandalimin e shtrimeve në spital te të rinjtë e moshës 12 deri në 18 vjeç.

Studimi u krye në periudhën qershor - shtator, kur varianti jashtëzakonisht ngjitës ‘Delta’ i koronavirusit ishte mjaft i pranishëm.

Të dhënat nga 19 spitale pediatrike treguan se në mesin e 179 pacientëve të shtruar në spital për shkak të Covid-19, 97% prej tyre ishin të pavaksinuar. Kjo tregon edhe një herë tjetër efikasitetin e vaksinës.

Vaksina Pfizer/BioNTech është e autorizuar për fëmijët e moshës 12 vjeç dhe kompanitë po kërkojnë autorizim për përdorim tek ata të moshës pesë vjeç.

Ndërkohë, fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, së shpejti mund të vaksinohen ndaj Covid-19 tek mjekët pediatër, farmacinë lokale dhe ndoshta dhe në shkolla, tha Shtëpia e Bardhë të mërkurën, ndërsa paraqiste detaje për autorizimin e pritshëm të vaksinës ‘Pfizer’ për fëmijët nën 12 vjeç brenda disa javësh.

Rregullatorët federalë do të takohen gjatë dy javëve të ardhshme për të analizuar vaksinat për fëmijët, pas studimeve të hollësishme për sigurinë e tyre.