Falë një raporti të fitimeve dhe një porosie të madhe makinash nga Hertz, kapitali i tregut të Tesla kaloi 1 trilion dollarë të hënën - dhe CEO Elon Musk është zyrtarisht personi më i pasur në histori.
Forbes vlerëson se pasuria neto e Musk arriti 271.3 miliardë dollarë të hënën, rreth 41.7 miliardë dollarë më shumë nga e premtja. Shkak për këtë, është bërë një rritje prej gati 13% në aksionet e Tesla plus më shumë se 16 milionë opsione të reja të aksioneve, me vlerë 16.1 miliardë dollarë, të dhëna pas raportit të fundit të fitimeve të Tesla-s.
Musk po shkon me shpejtësi drejt 300 miliardë dollarëve. Për krahasim, themeluesi dhe ish-CEO i Amazon, Jeff Bezos u bë personi më i pasur që u shfaq ndonjëherë në renditjen e Forbes të 400 të njerëzve më të pasur të Amerikës në fillim të këtij muaji, duke kryesuar listën me një pasuri prej 201 miliardë dollarësh. Pasuria e tij neto u rrit deri në 212 miliardë dollarë kur aksionet e Amazon arritën kulmin në korrik - plot 59.3 miliardë dollarë më pak se sa vlen Musk tani.
21% e aksioneve të Musk në Tesla përbën pjesën më të madhe të pasurisë së tij, por ai gjithashtu mban një pakicë të aksioneve në kompaninë private të raketave që themeloi në vitin 2002, SpaceX. Biznesi së fundmi u vlerësua nga investitorët me 74 miliardë dollarë.
Pavarësisht pasurisë së tij të jashtëzakonshme, Musk ka një mënyrë jetese të thjeshtë. Ai nuk zotëron shumë pasuri të paluajtshme apo shumë asete të tjera të vlefshme. Që prej qershorit, shtëpia kryesore ku jeton Musk është një shtëpi me qira, në madhësinë e një apartamenti, në Boca Chica, Teksas.