Sa herë e kemi dëgjuar shprehjen: "Gjithçka që duan meshkujt është seksi"

Kur isha 17 vjeç isha i sigurt se ishte e vërtetë. Kur isha 37 vjeç, dyshova se mund të mos ishte e vërtetë. Dhe tani që jam 73 vjeç, e di që nuk është e vërtetë. Tani mos më keqkuptoni, seksi mund të jetë i mrekullueshëm në çdo moshë, por ka diçka që është më e rëndësishme se seksi, është diçka që meshkujt e kanë të vështirë ta pranojnë dhe femrat kanë vështirësi ta japin.

Unë jam takuar rregullisht me gjashtë djem të tjerë për tridhjetë e tetë vjet dhe seksi ka qenë një temë që ka kaluar nëpër diskutimet tona ndër vite. Si të gjithë djemtë, ne jemi disi konkurrues dhe të gjithë duam të shihemi si të suksesshëm, por gjithashtu kemi mësuar të jemi të sinqertë me njëri-tjetrin. Ne nuk flasim vetëm për sukseset tona seksuale, por edhe për dështimet, frikën dhe konfuzionet tona.

Çfarë duan meshkujt më shumë se seksi? Të gjithë kemi dëgjuar se gratë duhet të ndihen të dashuruara për të bërë seks, por burrat duhet të bëjnë seks për t'u ndjerë të dashuruar. Le të shohim më thellë se çfarë po marrin pikërisht meshkujt kur bëjnë seks. Sigurisht, ka kënaqësi fizike, por ka një nevojë më të thellë që po plotësohet. Unë e quaj nevojën për një port të sigurt.

Kur rritemi, e kemi jetuar botën e garës dhe refuzimeve. Tani jemi në kërkim të asaj shpatullës, ku s’do të na duhet të hiqemi ata që s’jemi për të na zgjedhur. Kërkojmë për dikë që të na shohë dhe të dojë të jetë me ne në çdo kohë dhe situatë. Për dikë që të na mbajë dhe prekë jo vetëm trupin, por shpirtin dhe mendjen.

“Burrat duan vetëm seks” është vetëm pjesa që e tregojmë me të madhe. Çfarë duam vërtetë është ky porti i sigurtë, ku mund të relaksohemi, kujdesemi dhe të qajmë.

Në fjalë të tjera, duam të ndjejmë atë përkujdesjen që jo të gjithë prej nesh e kanë ndjerë kur kanë qenë fëmijë. Problemi qëndron që pranimi i këtyre nevojave na bën të ndihemi si çunakë, si jo mjaftueshëm burra. Prandaj më mirë zgjedhim që duke treguar hapur dëshirat seksuale të dukemi më burrorë dhe me t’u futur në trupin e tyre, relaksohemi, jemi vetja dhe kërkojmë dashuri. Kjo, është dëshira e fshehtë që kemi kur bëjmë seks.

Gjëja që dua më shumë nga momentet me gruan time është kur vendos kokën në prehrin e saj dhe ajo më bën masazh. Ai është porti im i sigurt. S’kam nevojë për seks për ta marrë atë lloj kënaqësie. Aty unë jam i prekur thellësisht, i pranuar dhe i dashur. Nuk kam nevojë të performojë për t’i provuar vetes diçka. Thjesht duhet ta lë veten të jem 100% i ndjeshëm.

Aq e vështirë sa është për burrat të kërkojnë të mbahen, të preken dhe përkujdesen, aq është edhe për gratë ta japin këtë lloj intimiteti. Ka 3 arsye për këtë, që shpesh vijnë në mënyrë të pavetëdijshme.

E para, gratë kanë perceptimet e tyre në lidhje me burrërinë e burrave. Nëse ai s’do seks, ato fillojnë shqetësohen se mos nuk janë mjaftueshëm tërheqëse. E dyta, një burrë që kërkon ngrohtësi lidhet direkt me frikën se mos është thjesht një djalë i parritur dhe jo një mashkull që të mbron ty. Dhe e treta, gratë kanë frikë nga burrat që nuk shfaqen mjaftueshëm burrërorë. Ato e dinë që shumica e burrave të dhunshëm janë burra që ndihen të dobët dhe të pafuqishëm dhe kjo i tremb.

I duhet shumë kohë dhe pjekuri një burri t’i pranojë vetes se ka nevojë për një shpatull të ngrohtë që të kujdeset për të, aq sa i duhet kurajo për t’ja bërë të ditur partneres se mund të duan seks, por më e rëndësishme është nevoja për siguri dhe dashuri. Kjo kërkon një nivel të lartë mençrurie, pasi duhet të kuptosh që të jesh vulnerabël si fëmijë është gjëja më burrërore që mund të bësh ndonjëherë.

E ndërsa gruaja, duhet të shkoj përtej perceptimeve dhe të jetë e hapur ndaj një burri që vjen “i zhveshur” para saj. Ajo duhet të ketë mjaftueshëm dashuri për veten dhe vetëbesim të lartë që ta pranojë se po, mund të bëhet shpatulla e tij e ngrohtë. Në të njëjtën kohë duhet të ketë mjaftushëm forcë për të mbrojtur veten kur atë ta kapë paniku nga të qënit i ndjeshëm, kur ajo ndjeshmëria të kthehet në inat, ankth apo depresion.

Nuk është e thjeshtë as për burrat dhe as për gratë të marrin përsipër risqe të tilla, por shpërblimi është i madh: një intimitet i rrallë dhe dashuri e thëllë që zgjat përgjithmonë.

Burimi: HelloLove