Masa të reja hyjnë në fuqi për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Gjermanisë. Ministria e Jashtme njofton se nga data 16 janar, udhëtarët do të duhet të regjistrohen në faqen e internetit.
Ata do të duhet të ngarkojnë një dëshmi shërimi nga koronavirusi ose certifikatën e vaksinimit të plotë.
Pas mbërritjes në Gjermani, qytetarët do të duhet të karantinohen për 10 ditë. Pas 5 ditësh karantinë, mund të kryeni një test dhe në rast se rezultoni pozitiv, mund të përfundoni karantinimin.
Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga data 16 janar 2022, shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë do të duhet që para udhëtimit të regjistrohen në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de
Gjatë regjistrimit, duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga Covid-19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar. Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani.
Pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.
Informacione të mëtejshme gjenden në faqen tonë të internetit: https://tirana.diplo.de/al-de/-/2502392