Plazhi Varadero

Ka shumë plazhe në botë që janë mahnitës dhe mund të quhen pa frikë një parajsë në tokë. Por cilët janë plazhet më të pëlqyer nga përdoruesit e Tripadvisor për vitin 2022?

Turquoise Bay

Platforma e udhëtimit sapo ka publikuar listën e "Plazheve më të Mira në Botë" dhe në krye të listës është plazhi Grace Bay në ishujt Turks dhe Caicos. Ky vend i mrekullueshëm në Oqeanin Atlantik nuk është saktësisht i ri në renditje. Për çmimet e Tripadvisor 2021, u rendit në vendin e katërt.

Plazhi Grace Bay

Karaibet kanë më shumë plazhe në top 10 listën e këtij viti, dhe pesë kontinente janë të përfaqësuara në listë. Brazili është i vetmi destinacion që ka më shumë se një hyrje të reja, duke renditur 3 plazhe mbresëlënëse.

Plazhi Radhanagar

Për vitin 2022, plazhet më të mira janë:

1. Plazhi i Grace Bay: Providenciales, Turks dhe Caicos

2. Plazhi Varadero: Varadero, Kubë

3. Turquoise Bay: Exmouth, Australi

4. Quarta Praia: Morro de Sao Paulo, Brazil

5. Eagle Beach: Palm - Eagle Beach, Aruba

6. Plazhi Radhanagar: Ishulli Havelock, Indi

7. Baia do Sancho: Fernando de Noronha, Brazil

8. Plazhi Trunk Bay: Parku Kombëtar i Ishujve të Virgjër, Ishujt e Virgjër të SHBA

9. Baía dos Golfinhos: Praia da Pipa, Brazil

10. Spiaggia dei Conigli: Lampedusa, Itali

Baia do Sancho

Numri 1 i vitit të kaluar - Plazhi Whitehaven në ishullin Whitsunday në Australi - nuk u rendit në top 10 këtë vit.