Me punën dhe përkushtimin e pandalshëm përgjatë 12-vjetësh, emri "Minna" është shndërruar në pikë reference, kur është fjala për modën në trevat shqipfolëse.
Kombinuar me talentin dhe origjinalitetin, "Minna" ia ka dalë të jetë unike në tregun ndërkombëtar prej një kohe të gjatë, duke arritur të veshë shumë figura të njohura shqiptare dhe botërore.
"Minna" ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm. Më 29 mars 2022, ka hapur dyert një showroom i ri, me një hapësirë gjigante, e cila garanton një përvojë jashtëzakonisht komode për të gjitha vajzat, gratë dhe nuset që janë në pritje të dasmës së tyre; por edhe meshkujve, për të cilët gjithashtu krijohen dizajne unike.
Tashmë të gjithë kanë mundësinë të shkojnë në këtë vend, shumë afër Prishtinës, dhe të gjejnë çdo element që u duhet për t’u dukur bukur në festë, përditshmëri apo në çdo lloj eventi.
Hapja e showroom-it u shoqërua me një event elegant, me miq të ftuar e bashkëpunëtorë besnikë të "Minna Fashion".
Në mesin e mysafirëve ishte edhe prezantuesja e njohur Alketa Vejsiu, e cila udhëhoqi hapjen.
Nga shumë figura të njohura që u bënë bashkë në këtë mbrëmje, e veçanta e këtij eventi kishte një prej figurave më të përfolura për momentin, Beniada Nishani.
Brand-i "Minna" ka krijuar ambiente pune në nivele të barabarta me standardet ndërkombëtare për stafin e gjerë prej 150 personash. Një ambient madhështor që të lë pa fjalë, jo vetëm nga emri, por edhe nga përkushtimi dhe kujdesi ndaj klientit.
Duhet vizituar patjetër që të ndiheni unikë në çdo festë. Sepse kush vishet me "Minna" është gjithmonë gati 'të shpërthejë'...