Ke dalë me një vajzë shumë të këndshme. Mendon që kaloi çdo gjë mirë dhe do ta takosh sërish. I shkruan, por ajo nuk të përgjigjet. Provon t’i flasësh në chat, por njëlloj. Çfarë ka ndodhur? Lër një vajzë të ta shpjegojë pse nuk të kthen përgjigje

Nuk e di si ndihem

Njeriu nuk ndihet njëlloj pasi pëson një aksident dhe 9 orë më pas. Njeriu nuk ndihet njëlloj pas takimit dhe të nesërmen. Është thjesht kjo. Duhet kohë për të analizuar gjithçka.

Nuk dua të them fjalët e gabuara

Mesazhet janë përgjithmonë. Dhe dua të mendohem për atë që shkruaj, që më vonë mos të më duket vetja shumë e ashpër. Nëse kur sheh një njeri dhe ke shumë ndjesish duhet të vendosësh pak rregull. Ti planifikon çfarë do shkruash, por mendimet zhduken, zëvendësohen dhe ti ngelesh me një rrëmujë fjalësh në kokë.   

Të duhet kohë të kuptosh që ajo që the ishte e gabuar

Ndonjëherë fjalët nuk vijnë, ndonjëherë thua ato që nuk duhet të thuash. Gjithsesi, ty të duhet kohë të kuptosh që ke bërë një gabim, të kuptosh pse e bëre dhe të gjesh mënyrën e duhur për ta rregulluar. Nëse tjetra do të përgjigjet menjëherë, ti nuk do kesh kohë për të gjitha këto mendime dhe do ketë një grindje sepse askush nuk ka qenë gati për të folur.

Megjithatë, në një çast të caktuar duhet të marrësh përgjegjësitë. Është e lehtë t’I lësh gjërat të ndodhin, apo të presësh sa të flasë ajo, por kjo do dojë ca kohë. Më mirë fokusohu te ndjenjat e tua dhe zbulo si do që të veprosh. Është e lehtë të pyesësh miqtë, por kur ke thënë diçka duhet të kuptosh që nuk ka qenë ajo që ndjeje dhe e ke bërë situatën të komplikuar.

Por, që ta kesh më të lehtë, lëre telefonin dhe dil për pak orë për vrap. Do vish me ide më të qarta po të izolohesh nga gjithçka që të shpërqendron.