Shumica nga ne, sapo fillojnë të ushtrohen në palestër, e nisin me shumë intensitet, tri herë në javë. Por më vonë, kur sheh sërish planin e palestrës, kupton se të në të vërtetë asgjë nuk ka ndryshuar në trupin tënd. As nuk ke fituar, por as nuk ke humbur peshë, as nuk je tonifikuar dhe as nuk i ndien këmbët më të forta.
Ajo që ta shkakton këtë gjendje është rutina. Ajo që duhet të bësh në të vërtetë është të ndryshosh herë pas here mënyrën se si ushtrohesh. Aq më tepër tani që ka aq shumë vende të specializuara, të cilat ofrojnë ushtrime nga më të ndryshmet. Sekreti është kombinimi i ushtrimeve dhe do të kuptosh se do ta ndiesh veten më mirë. Këtë e thonë edhe specialistët. Lauren Fairbanks, një trajnere personale në Equinox, tha se për të pasur më shumë rezultat nga palestra “duhet të përziesh ushtrimet për të shmangur mërzinë dhe për të pasur më shumë rezultat."
E di ç’do të thotë kujtesë e muskujve? E pra, kjo duket se vlen për të gjitha organet tona. Nëse ti e mban mend një ushtrim, të cilin e ushtron kohë pas kohe, ai thjesht është futur edhe në kujtesën e trurit dhe trupit, është bërë rutinë edhe për muskujt, të cilët dinë se si do të lëvizin. Kushdo nga ne ka nevojë për të ndryshuar rutinën dhe për të bërë gjëra interesante. Këtu mund të përfshihet edhe një shëtitje në ajër të pastër, kombinuar me ushtrimet e ndryshme në palestër të cilat nuk i ke provuar.