Përmes një videoje live në Instagram Fifi ka reaguar ndaj deklaratave të Zhaklin Lekatarit, duke sqaruar se çfarë donte të thoshte me postimin dhe fjalinë: “Më fal që nuk jam ruajtur për ty”. Këngëtarja sqaroi se nuk e tha në kuptimin seksual, por iu referua faktit që nuk është ruajtur mediatikisht për deklaratat që ka bërë.
Ajo gjithashtu iu përgjigj Zhaklinës, e cila e quajti artiste tallavaje.
“Unë jam femër. Shkruaj për dashurinë, nënën, hidhërimin etj. Duhet të gërmosh bagazhin tim artistik për të kuptuar çfarë jam unë. Tallavaistat kanë lekë shumë, unë nuk kam. Duhet të kesh shkollë ti që të lexosh tekstet e mia.
Unë nuk jam homofobe, përkundrazi i përkrah në mënyrë masive. Unë jam muslimane dhe jam ‘Pro’ ndaj çdo feje apo edhe ateistëve, apo çdo njeriu që beson në çdo gjë. Unë di shumë gjëra në jetë dhe nuk shava askënd.
Duhet të shkoj te psikologu? Patjetër, si të gjithë. Kurrë nuk i kam ndalur konsultat. Por jo me psikologë që bien kundërshtim me veten 15 herë brenda fjalisë.
Më thoni a është turp të dashurosh? Nëse po, nuk po shkruaj më fare, çfarë t’u themi njerëzve që kanë shkruar poemat më të bukura në rruzullin tokësor? Thjesht kam shkruar për dashurinë time, nuk kam lënduar asnjëri.
Adisit çfarë nuk i shkruajnë për mua. Janë të gjitha femra dhe unë prapë jam feministe.
Futem dhe shoh se ia kam shpifur një femre pse kam thënë ‘Më fal se nuk jam ruajtur për ty’. Jam e fortë si femër, por edhe femra ka nevojë për një mashkull. Mashkulli është natyrë e fortë. Jam njeriu më i lumtur dhe i bekuar në botë që e kam në krahë dhe nuk më lë të bie kurrë. Nuk u thashë vajzave të ruhen për personin që ëndërrojnë, por thashë për veten pse kam dhënë deklarata më shumë seç duhet e kam bërë gabime dhe nuk jam ruajtur mediatikisht. Të jetë ai njeriu i parë për të cilin shkruajnë mediat.
Edhe jam, edhe nuk jam e lumtur që jam kështu si jam, i tregoj gjërat drejtpërdrejtë, por kur më fyejnë te puna dhe njeriu i dashur nuk e di se çfarë jam në gjendje të bëj. Por, prapë nuk po e shaj dhe nuk po i them asgjë të keqe. Ndoshta Zhaklina nuk e ka përjetuar dashurinë kurrë dhe nuk na kupton kur flasim për dashurinë.”
Gjithçka nisi nga një dedikim publik i Fifit për partnerin e saj, Adis Patushin, në profilin e saj në Instagram. Për më shumë klikoni linkun më poshtë.