Sharna Burgess dhe Brian Austin Green janë bërë prindër të një djali!
Profesionistja e "Dancing With the Stars" solli në jetë fëmijën e saj të parë, më 28 qershor.
“Zane Walker Green 28/06/2022 ora 12:12,” shkroi Burgess në një foto në Instagram ku Green shtrëngonte gishtat e të porsalindurit. “Zemra ime tani është përgjithmonë jashtë trupit tim.”
View this post on Instagram
Ardhja e vogëlushit shënon fëmijën e parë për Burgess dhe të pestin për Green.
Aktori ka djemtë Noah, 9 vjeç, Bodhi, 8 vjeç dhe Journey, 5, me ish-bashkëshorten Megan Fox. Ai është gjithashtu baba i Kassius, 20 vjeç, me ish të dashurën Vanessa Marcil.
"Ai është një baba kaq i mrekullueshëm," tha Burgess për Green në një intervistë me Good Morning America në maj. “Një nga gjërat për të cilat u dashurova me të ishte ta shikoja si baba dhe mënyrën si prindëron. Mendova se të ishte kaq e pabesueshme të rrisja një fëmijë me të."
View this post on Instagram
Çifti njoftuan se ishin në pritje të një fëmije gjatë pushimeve të tyre në Maui, në shkurt të këtij viti.