Vajzat janë gjithmonë në qendër të stereotipive. Ngado të kthehemi, dikush do i gjejë një kuptim të gabuar, seksist, veprimeve tona apo asaj që themi. Shoqëria ka qejf të na shikojë në korniza: të jesh e bukur do të thotë të jesh budallaqe, të të pëlqejnë filmat romantikë do të thotë që je bibë dhe nuk kanë ndër mend të na nxjerrin që aty.

Në vazhdim të këtij këndvështrimi, burrat vazhdojnë të keqkuptojnë shumë nga veprimet tona. Ndonjëherë këto keqinterpretime të bëjnë për të qeshur, por ndonjëherë lëndojnë me të vërtetë.

Këtu është një listë, gjithsesi jo shteruese, e këtyre keqinterpretimeve:

Nëse jemi të sjellshme, po flirtojmë

Burrat kanë një tendencë të mendojnë që femrat që bëjnë një bisedë të sjellshme fshehin një interes romantik. Kjo ndodh sepse meshkujt, evolucionarisht, nuk duan të humbasin asnjë rast për të përhapur farën kudo, kështu që thjesht kanë një koncept të shformuar për dëshirën e grave për të bërë seks me ta.

Nëse jemi emocionale, jemi të çmendura

Herës tjetër që një burrë na quan të çmendura sepse kemi shprehur ndjenjat, do çmendemi me të vërtetë.

Nëse jemi femra me vetëbesim, jemi …

*psherëtimë*

Nëse na pëlqen futbolli, thjesht po përpiqemi të të bëjmë përshtypje ty

Kujdes, mos marrim vesh më shumë se ty.

Nëse sapo kemi pasur një orgazmë, ka qenë e vërtetë

Sipas shumë mundësive nuk ka qenë.

Nëse jemi me nerva ose të mërzitura, jemi para ciklit menstrual

Burrat nuk duhen lejuar të na akuzojnë kurrë që jemi me perioda kur jemi të inatosura ose të mërzitura. Kurrë.

Nëse duam një raport serioz, duam të martohemi

Thjesht që duam një raport normal nuk është e thënë që duam të na vësh unazë në gisht. Mos ngatërro ekskluzivitetin dhe përpjekjet e një raporti me altarin.

Nëse jemi veshur sexy, e kemi bërë  për ty

Ne vishemi në një mënyrë apo tjetër për t’u ndjerë mirë vetë. Gjithashtu mund ta bëjmë edhe për femra të tjera. Asgjë nuk e plotëson një natë jashtë sa një kompliment i sinqertë i një vajze pak të dehur në tualetin e femrave në mesnatë.

Nëse veshim xhinse të ngushta ose një fustan të shkurtër duam të bëjmë seks me ty

Ej jo. 

Nëse kemi gjoks të madh, nuk e kemi problem të kalojmë natën me ty

Jo!!!!!!!!!

Nëse themi “jam mirë”, ti duhet të përgatitesh për fjalën e fundit

Ndonjëherë, ne vërtet kalojmë mirë dhe nuk jemi duke komunikuar inat në mënyë pasive-agresive. Premtojmë.

Nëse nuk kemi depiluar këmbët, s’ka më pasion në këtë raport

Mos u shqetëso, ende duam të dukemi të bukura para teje. Thjesht sot kemi harruar.

Nëse vishemi në stil mashkullor, nuk kemi të njëjtat interesa si femrat e tjera

Fakti që vishemi me pantallona dhe T-shirt-e nuk do të thotë që nuk na pëlqen të shkëlqejmë me fustan në ndonjë mbrëmje. Mos na thoni që nuk jemi femra, sepse…jemi.

Nëse ne themi sa i këndshëm është një bebe apo sa e bukur është një unazë fejese, jemi duke thënë që i duam për vete.

Ne me të vërtetë nuk po përpiqemi të shfaqim dëshirat e fshehta për një fëmijë ose diamand. Thjesht po shprehim një mendim për një fëmijë ose një unazë.

Nëse kemi ardhur me grim në palestër, duam që ti të mos e vësh re që jemi të shëndosha

Ndoshta ne kemi ardhur në palestër direkt nga puna ose shkolla dhe nuk kemi pasur kohë të pastrojmë grimin. Kjo është.

Nëse presim ta paguash ti darkën, duam të përfitojmë

Jo, thjesht duam të trajtohemi mirë një herë në kaq kohë. Edhe pse kavalieria është zhdukur, ca gjëra të bukura mund t’i mbajmë ne jetë.

Nëse paguajmë vetë, duam të kemi kontroll kudo

A ka mundësi të mos mendoni fare më mirë?

Nëse bëjmë thashetheme për një shoqen tonë,  jemi të pasinqerta

Thashethemet nuk janë gjithmonë të këqija. Kur flasim për një shoqe nuk do të thotë që po ia punojmë pas krahëve, thjesht po përpiqemi të qartësojmë gjërat .

Nëse porosisim Cosmopolitan, jemi vajza llastica

Po pse duhet të gjykohemi edhe për shijet për pijet alkoolike? Kjo është absurde.

Në qoftë se porosisim Whiskey, po përpiqemi të dukemi cool

*sy të shqyer*

Në qoftë se porosisim sallatë, po mbajmë dietë

Nuk është e thënë. Mund të jetë që thjesht na hahet sallatë.

Nëse themi që nuk na pëlqejnë të na ngacmojnë në rrugë, po gënjejmë

Nuk po gënjejmë hiç. Dukeni gjithmonë si tr.pa kur e bëni këtë.