Veç shijimit të kafesë, në ditët e sotme është shumë e rëndësishme që kafeneja ku ulemi të jetë edhe ‘Instagrammable’! Ku mund t’i gjeni kafenetë që do t’ju garantojnë një super foto për feed-in tuaj të Instagramit? Më poshtë po ju sjellim 10 nga kafenetë më Instagrammable në mbarë botën.

Ink Café

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LUXURY FREAK (@luxury_freak)

Kjo kafene do t'ju bëjë të ndiheni sikur keni shkelur në setin e një shfaqjeje vizatimore. Vizat e çuditshme njëngjyrëshe padyshim që do të shtojnë një element të këndshëm në feed-in tuaj në Instagram. Pjata e njohur e Ink Cafe është torta black velvet dhe duhet provuar patjetër.

EL&N

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by EL&N LONDON (@elan_cafe)

Ndoshta vendi më i përshtatshëm për në Instagram në Londër është EL&N, kafeneja që ka pushtuar rrjetet sociale prej kohësh. Fiksimi i njerëzve për të mund të ketë të bëjë me muret e mbushura me lule dhe zemra. Élan u hap fillimisht në Park Lane dhe u bë shpejt kafeneja e preferuar e influencuesve, falë ngjyrës mbizotëruese rozë. Muret: rozë, dyshemeja rozë, tavani gjithashtu rozë. Shumë shpejt Élan u hap edhe në Selfridges, Oxford Street, The Knightsbridge Estate etj.

Ladurée

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LADUREE PARIS OFFICIEL (@maisonladuree)

Kafeneja e lezetshme në Paris është vendi perfekt për të provuar macaroons. Ladurée është gjithashtu fantastike nëse jeni duke kërkuar për kafene Instagrammable në Paris! Kafeneja ka një ngjyrë të bukur jeshile dhe logo të artë që duket shumë elegante. Edhe brenda mund të shihni shumë ngjyra ari, gjë që e bën atë të duket shumë luksoze.

L’Eto

L'Eto është një kafene shumë e lezetshme që shërben ëmbëlsira, sallata dhe gjithashtu brunch. Edhe pse e vogël, brendësia me lule e bën këtë kafene një vend ideal për foto. Ëmbëlsirat e tyre jo vetëm që janë të shijshme, por edhe tepër të Instagrammable, kështu që e keni të garantuar që do të largoheni me një fotografi për feed-in tuaj në Instagram.

Eden's

E vendosur në qytetin e vjetër të Bangkok, Eden's krenohet me një bukuri të botës së vjetër. E dashur për ëmbëlsirat e tyre të bëra vetë, njerëzit jo vetëm që dynden atje për çaj ose kafe pasdite, por edhe për të bërë shumë foto me në sfond tullat e ekspozuara dhe pikturat klasike. Një vend që duhet vizituar patjetër nga ata që shijojnë një stil më klasik kafeneje - një që ju kthen në Evropën e mesit të shekullit.

Trois Cafe

E gjitha rozë dhe jeshile pastel, Trois Café duket sikur ka dalë nga ndonjë film i Wes Anderson. Hapësirat artistike brenda, dritaret rrethore dhe linjat e bardha si shkumësa që janë homazh i themeluesit Nelson Chow ndaj shtëpive të banimit dhe fushave të basketbollit në Hong Kong, e bëjnë atë një pikë Instagrammable në Hong Kong.

Saint Aymes

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Saint Aymes (@saintaymes)

Për ata që pëlqejnë lulet dhe ngjyrën rozë, Saint Aymes në Londër është vendi i duhur për të shkuar. Kafeneja ofron pjata dhe pije që kombinohen me njëra-tjetrën, nga "teapuccinos" me trëndafila deri te milkshake-të me njëbrirësh. Roza nuk është ngjyra juaj? Drejtohuni brenda, ku muret janë të kombinuar me ndenjëset prej kadifeje në ngjyrë jeshile, për një ambient më të relaksuar.

Greem Café

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Since 2017 / Greem cafe / 2D (@greem_cafe)

Sapo të hyni në Greem Café, do të ndiheni sikur keni hyrë në një botë krejtësisht të ndryshme - një mbretëri dydimensionale. Frymëzuar nga seriali korean W, çdo detaj është transformuar. Nga muret dhe mobiljet deri te pirunët dhe thikat, pothuajse çdo gjë është projektuar që t'i ngjajë vizatimeve dydimensionale. Gjithçka është bërë që të duket si vizatime në letër. Në fund të fundit, emri i tij, Greem, koreanisht do të thotë karikaturë ose pikturë.

Blue Box Café

Blue Box Cafe, një nga kafenetë më Instagrammable të Nju-Jorkut, siç mund ta imagjinoni, i përshtatet emrit dhe e ka të printuar stilin elegant të Tiffany & Co në mure, karrige dhe detaje. Kur bëhet fjalë për menunë, mund të zgjidhni mëngjesin, drekën ose çajin e pasdites. Çmimet nuk janë aq të përballueshme, por shumë njerëz thonë se ia vlen. Rezervimi mund të jetë i vështirë, prandaj provojeni disa herë në faqen e tyre zyrtare një muaj para.

Intelligentsia

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Intelligentsia Coffee (@intelligentsiacoffee)

Intelligentsia në Los Angeles është jo vetëm një vend perfekt për Instagram, por ka edhe një kafe shumë cilësore. Po ashtu, dyshemeja e gjallë me pllaka ju garanton edhe një foto të bukur këmbësh.