Dukesha e Kembrixhit është kurorëzuar ylli i veshur më mirë sipas Tatler për vitin 2022. Dukesha, e cila është nënë e tre fëmijëve zuri vendin e parë në listë, mes yjeve të tjerë që dallojnë për stilin e tyre. Ndërsa kunata e saj Meghan, e cila po ashtu ka dalluar shpesh për stilin, nuk ishte fare pjesë e listës.

Tatler vuri në dukje se Kate në Royal Ascot këtë vit - e cila na kujtoi pamjen e Julia Roberts në Pretty Woman dhe Princeshën Diana në vitet '80 - nuk i kushtoi vëmendje nxehtësisë së madhe në ditën e garës, por u kujdes maksimalisht për stilin e saj.

Dukesha mahniti me pamjen në Royal Ascot më 17 qershor duke kombinuar fustanin e saj të sofistikuar Alessandra Rich me një kapelë të zezë me lule të bardha dhe duke shtuar vathët me diamant dhe perla të Princeshës Diana.

Tatler e përshkroi stilin e Kate si "super yll sovran". Sipas revistës, një Dukeshë moderne duket sikur “gjithçka e përshtat në mënyrë perfekte, duke përqafuar tendencat aktuale të pasarelave, me gjatësi të përshtatshme fustanesh dhe silueta klasike. Oh, dhe shumë Alessandra Rich” — që Kate e preferon shumë!

Në vendin e dytë pas dukeshës renditej sipërmarrësja Vimbai Masiyiwa, e ndjekur nga aktivistja Freya Aspinall. Për listën e plotë të personazheve të veshur më bukur për vitin 2022 sipas Tatler, klikoni këtu.