Soni Malaj vjen me një koncert recital në Tiranë, me rastin e 25-vjetorit të karrierës së saj. Më 23 gusht tek Sheshi Italia, përballë stadiumit Air Albania, Soni Malaj do te realizojë recitalin e saj, që vjen pas rreth 1 viti nga recitali i zhvilluar në tarracën e Bashkisë Tiranë. Koncerti i vitit të kaluar, ku Soni performoi baladat e saj më të sukseshme, u vlerësua si më i veçanti në kryeqytet.
Me një skenografi që pritet të jetë unike dhe një show shumë dimensional, Soni do të performojë me bandin e saj live super hitet edhe këngët e reja, si edhe do të shoqërohet nga trupa e baletit. Provat në Sheshin Italia kanë nisur prej ditësh dhe tani përgatitjet janë drejt fundit. Çdo gjë është thuajse gati për t'i mirëpritur të gjithë më datë 23.
View this post on Instagram
Një pyetje që shumë njerëzve u shkon në mendje në një rast të tillë është nëse do të kemi mundësi të shijojmë në koncert edhe një ribashkim të grupit Spirit Voice. Soni ka publikuar një foto me pjesëtaret e grupit pak ditë më parë, duke na e shtuar edhe më shumë kureshtjen. Por edhe pak ka mbetur për të zbuluar gjithçka.
View this post on Instagram
Ajo që dimë të themi me siguri është se do të ketë shumë artistë të ftuar specialë që do të performojnë në këtë recital.
Dhe mos harroni, koncerti do të jetë i mbushur me surpriza dhe hyrja do jetë falas!