
Jennifer Lopez nuk veshi vetëm një fustan nusërie në dasmën e saj me Ben Affleck, por ndërroi plot tre.
Në ceremoninë krejt të bardhë në shtëpinë e tij në Georgia më 20 gusht, ajo u shfaq me tre fustane Ralph Lauren brenda natës.
I pari, të cilin Lopez e veshi për të ecur në altar, ishte një fustani klasik i stilistit me jakë golf.

Mbi 1,000 shami dhe 500 metra pëlhurë u prenë në fruda dhe u ngjitën me dorë për të krijuar fundin voluminoz, romantik, sipas njoftimit për shtyp të Ralph Lauren, dhe pamjes iu shtua një vello e gjatë.

Nusja shkëlqeu gjithashtu në bizhuteri Mikimoto me vlerë gati 100,000 dollarë, duke kombinuar vathë të bardhë me perla dhe diamant, me një unazë me lule të ngjashme.

Për festën, Lopez u ndërrua me një fustan të frymëzuar nga llambadarët, të stolisur me mijëra vargje margaritarësh. Tridhjetë artizanë shpenzuan 700 orë duke qëndisur me dorë veshjen me mikro pala prej tyli e mëndafshi, zbukurime të vogla me perla dhe kristale Swarovski.


I fundit, por sigurisht jo më pak i rëndësishmi, ishte një fustan elegant i stilit sirenë me një dekolte të theksuar të zbukuruar me kristale Swarovski dhe me një vello tyli si kapuç.


Dhëndri veshi një xhaketë smoking të bardhë Ralph Lauren Couture, pantallona të zeza dhe një papijon të zi – një veshje jashtëzakonisht e ngjashme, nëse jo saktësisht e njëjta, me atë që veshi në Little White Chapel kur çifti u martua zyrtarisht pak javë më parë.
