Adam Levine dhe Behati Prinsloo janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë, sipas People.
Prinsloo u pa me barkun e saj të rrumbullakosur gjatë pushimeve familjare në Hawaii. Modelja e Victoria's Secret u përpoq të qëndronte larg vëmendjes së paparacëve me një kapele ngjyrë bezhë, syze dielli të bardha dhe bikini blu, por nuk ia doli të “shpëtonte” pa u fotografuar.
Këngëtari i "Maroon 5" dhe Prinsloo tashmë janë prindër të dy vajzave, Dusty Rose, 5 vjeç dhe Gio Grace, 4 vjeç.
Çifti – i cili u martua në vitin 2014 – janë përpjekur t’i mbajnë dy vajzat e tyre të vogla larg vëmendjes, përveç paraqitjeve të herëpashershme në Instagramet e tyre përkatëse.
Prinsloo ka folur më parë për dëshirën e saj për të zgjeruar familjen.
Në prill, këngëtari dhe modelja blenë rezidencën e Rob Lowe në Kaliforni prej 52 milionë dollarësh me më shumë hapësirë, e mjaftueshme për familjen që do të zgjerohet në pesë anëtarë.