Këngëtarja e "A Thousand Years", Christina Perri është bërë nënë pas dy aborteve. Artistja 36-vjeçare solli në jetë vajzën e saj dhe të bashkëshortit Paul Costabile, Pixie Rose të shtunën.

“Ajo është këtu”, shkroi Perri në një foto bardh e zi të publikuar në Instagram të dielën. "Me shumë besim mirëpresim vajzën tonë magjike me ylber të dyfishtë. 10.22.22."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by christina perri (@christinaperri)

Shënim: Fëmijë ylber- një fëmijë i lindur pas një aborti ose vdekjes së një foshnjeje nga shkaqe natyrore.

Perri u bë nënë për herë të parë në janar të vitit 2018, duke mirëpritur vajzën e saj Carmella, një muaj pasi u martua me Costabile.

Kur Perri dhe Costabile u përpoqën të zgjeronin familjen e tyre, këngëtarja pësoi një abort në janar 2020 kur ishte 11-javëshe.

Megjithatë, ata ndanë lajmin e një shtatzënie tjetër në korrik 2020. Por katër muaj më vonë, vajza lindi e pajetë.

Perri ka folur shpesh publikisht se sa e vështirë ka qenë për të të shkonte në takimet me doktorët pas dy humbjeve të saj.