Në listën e blerjeve të fundvitit, nuk duhet të mungojnë asnjëherë veshjet e ngrohta, të përshtatshme për sezonin e ftohtë dhe për udhëtimet gjatë pushimeve dimërore.
Krahas të gjitha produkteve që Class by Aketa Vejsiu ka propozuar, këtë vit, krijimi i radhës është një xhup i ngrohtë, pa mëngë. Në dy ngjyra të ndryshme dhe të kombinueshme me çdo stil veshjeje, ky produkt është një blerje inteligjente e këtij sezoni.
Mund ta vishni në dimër, në pranverë dhe në vjeshtë, për t’u dukur bukur e për të ndjerë ngrohtësi e rehati kudo!