Ditë e trishtë për Valbona Memën dhe familjen e saj.

Motra e këngëtares fatkeqësisht është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin e ka ndarë vetë artistja në mediat sociale.

Ajo ka publikuar një foto duke i mbajtur dorën motrës së saj teksa shkruan: "Pusho e qetë, motra ime!".

Motrja e Valbonës vuante nga një sëmundje e rëndë dhe kohët e fundit ishte shtruar në spital. Pasi gjendja e saj u përkeqësua, Valbona u detyrua të dilte para kohe nga "Big Brother VIP" për t'i qëndruar pranë.