Sot u nda nga jeta regjisori i njohur dhe “Artisti i Merituar”, Kristaq Mitro, në moshën 77-vjeçare.

Lajmin e trishtë e dha një tjetër figurë e kinemasë, Mevlan Shanaj, i cili shkroi një Facebook:

“Lamtumirë Kristaq Mitro, miqësi që nga koha studentore, në një klasë, në një dhomë, deri së fundi si mësimdhënës në Universiteti i Arteve, në degën e regjisë së filmit. Ike duke lënë në ekranin shqiptar si regjisor vepra me sukses të pakontestuara! Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve”.

Sipas burimeve, Kristaq Mitro vuante nga një sëmundje e rëndë dhe kishte shkuar në Austri për të kryer një ndërhyrje.

Kristaq Mitro ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kinemanë shqiptare dhe prej vitesh, ka qenë pedagog në Akademinë e Arteve, Tiranë. Ai është regjisori i filmave:

“Një djalë dhe një vajzë”

“Telefoni i një mëngjesi”

“Duaje emrin tënd”

“Apasionata

“Njeriu i mirë”

“Në prag të lirisë”

“Liri a vdekje”

“Nusja dhe shtetrrethimi”

“Dimri i fundit”

“Tokë e përgjakur”

“Kur zbardhi një ditë” (ndihmës regjisor).