Veshja e fundit e Julia Fox ishte e qartë si kristali.
Aktorja e “Uncut Gems” u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo, pasi ajo u shfaq me një veshje të tejdukshme në festën e 25-vjetorit të Art of Elysium Paradis gjatë Festivalit të Filmit në Kanë 2023.
Julia zgjodhi një fustan avangard që te dekolteja ishte ndërtuar me një pjesë skulpturore prej xhami, i cili përbëhej nga një bust në formë pike uji. Gjysma e poshtme e dizajnit përfshinte një fund të bardhë voluminoz me bisht të gjatë deri në dysheme.
Asnjë detaj nuk kaloi pa u vënë re, pasi 33-vjeçarja e kombinoi pamjen e guximshme me vathë e buzëkuq të errët me shkëlqim.
Kjo nuk është hera e parë që Julia ka veshur një veshje të tillë. Ajo ishte kryefjalë në Javën e Modës në New York, e veshur me një fund si kristal në shfaqjen e Parsons MFA më 13 shtator.
Ajo më parë në një intervistë foli për guximin e saj në veshje, duke shpjeguar se ajo vjen natyrshëm.
“Jam shumë instinktive”, tha Julia për E!News shtatorin e kaluar. "Unë nuk jam një person i llogaritur që përpiqem të shes gjëra. Është me të vërtetë se si ndihem, ose nëse dua të shpreh veten në një mënyrë të caktuar ose të ndaj diçka me botën."
Ajo vazhdoi, "Unë duhet të vazhdoj të bëj atë që po bëj, që është të jem vetvetja, dhe nëse bëj xhiron internetin. Nëse jo, s’ka asgjë. Është thjesht një ditë tjetër."