Revista prestigjioze angleze "The Face" i ka dedikuar një artikull vendit tonë ku shkruan se Shqipëria është kthyer në një vend shpëtimi për të rinjtë britanikë, duke ofruar festivale, akomodime të lira dhe plazhe të mrekullueshme.

Artikulli është shpërndarë edhe nga kryeministri Rama në mediat sociale, ku përshkrimin e revistës e përshkruan si ‘Alb MANIA’ e turistëve britanikë, që po ndryshon katërcipërisht sterotipet e krijuara përmes promocionit që vetë vizitorët nga Mbretëria e Bashkuar i bëjnë bukurive të vendit me festivalet verore dhe plazhet fantastike.

“Nga viti 2010 deri në vitin 2019, numri i turistëve që shkojnë në Shqipëri çdo vit u trefishua në 3,3 milionë, ku 120 000 prej vizitorëve ndërkombëtarë ishin nga Britania e Madhe. Megjithatë, së shpejti parashikohet që vendi të vizitohet nga miliona turistë britanikë”, thuhet në artikullin e “The Face”.