Deri vonë, konsumi im i ujit gjatë ditës ishte relativisht i ulët, derisa fillova një zakon të ri: pirja e një gote të madhe ujë para mëngjesit. Që kur e kam bërë këtë, jo vetëm që kam arritur të marr pothuajse një të katërtën e marrjes së rekomanduar ditore të ujit në mëngjes, por gjithashtu jam ndjerë më e lehtë dhe më energjike.
Është mirë të inkorporosh ujin, si gjënë e parë në mëngjes, kur qelizat janë më aktive.
Sigurisht, kjo nuk do të thotë se nuk mund të arrini rezultate të mira nëse pini ujë në periudha të tjera të ditës. Por kur e kthen në një zakon të ndihmon të fillosh më mirë ditën.
Uji mund të përmirësojë humorin tuaj.
Po kërkoni për një rutinë mëngjesi që ju ndihmon të përballoni gjithë ditën?
Shtoni pirjen e një gote të madhe me ujë në listën tuaj, sepse marrja e duhur e ujit lidhet edhe me mirëqenien mendore. Eshtë një element i domosdoshëm për proceset fiziologjike, pasi një dehidrim i lehtë mund të shkaktojë një ndryshim të rëndësishëm në humor.